Ju thashë para disa ditësh që kam menduar të jem më e organizuar në kuzhinë, duke konsumuar gjërat që kam në shtëpi. Jo më kot bëra planin e javë, të cilin e gjeni këtu. Për sot kishim për drekë musaka me patëllxhanë dhe perime të tjera.
Nuk besoj se ka ende ndonjë familje në Shqipëri që nuk di se si përgatitet musakaja me perime. Megjithatë secila familje ka versionin e saj të gatimit. Për ata që nuk e kanë tentuar ende, nuk duhet të trembeni se në fund të fundit, musakaja nuk është ndonjë shkencë e madhe. Mund të përgatitet me çdo perime që ju gjendet në shtëpi, por unë parapëlqej ta bëj me patëllxhanë, patate dhe kungulleshka.
Ju nevojitet pak kohë në dispozicion pasi kungulleshkat duhet t’i presim në feta, t’i lyejmë më pak kripë dhe t’i lemë mënjanë që të nxjerrin atë lëngun e hidhur (dhe të tepërt) që kanë. Pas këtij proçesi, që zgjat rreth 10 minuta, I thajmë mirë me një letër kuzhine dhe I kemi gati për t’i fërguar në vaj ulliri.
Dhe pa humbur kohë fillojmë me recetën.
[lt_recipe name=”Musaka me patëllxhanë ” servings=”4 persona” prep_time=”35M” cook_time=”35M” total_time=”1H10M ” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/05/musaka-me-patëllxhanë-533×1024.jpg” ingredients=”Për tavën e perimeve:;• 3 patëllxhanë mesatarë;• 3 patate mesatare;• 1 kungulleshkë;• 100 ml vaj ulliri;Për kimën:;• 1 degë selino e prerë në kuba;• 1 qepë e prerë në kuba;• 1 karrotë e prerë në kuba;• 2 domate për gjellë;• 250gr mish të grirë;• 1 gotë ujë;• Piper të zi;• Kripë ;;Për beshamelin:;• 2 lugë gjelle gjalpë (30gr);• 1 lugë gjelle miell (15gr);• 250 ml qumësht;• Pak kripë;• Pak arrë moskat;• 150gr djathë çedar ose guda I grirë;” ] Marrim perimet dhe I presim mundësisht në të njëjtën trashësi. Patëllxhanët I spërkasim me pak kripë dhe I lëmë të rrinë rreth 10 minuta; Me ndihmën e një letre kuzhine thajmë patëllxhanët nga lëngu që kanë nxjerrë; Në një tigan të gjerë e të thellë hedhim vajin e ullirit dhe skuqim patëllxhanët sa të marrin pak ngjyrë dhe të zbuten. Një pjesë të vajit do ta thithin patëllxhanët, kështu që tek ajo që mbetet do shtojmë karrotën e grirë, qepën dhe selinonë. I fërgojmë sa qepa të zbutet dhe më pas shtojmë mishin e grirë; E skuqim mishin e grirë për dy a tre minuta dhe shtojmë domatet e gjellës të grira imët, kripë e piper dhe ujin; E lëmë kimën të gatuhet në zjarr mesatar derisa uji të jetë avulluar në gjysëm dhe kima të mos jetë as shumë e ujshme e as shumë e thatë; Për të përgatitur tavën, ngrohim furrën në 240˚C; Shtrojmë në një tavë rrumbullake me diametër 25 cm një rrjesht patëllxhanë, patate, kungulleshka dhe e mbulojmë me gjysmën e kimës; Ripërsërisim shtresën e dytë me perimet e mbetura dhe e mbulojmë me kimën e mbetur; E mbulojmë tavën me letër alumini dhe e pjekim për 20 minuta deri sa patatet të jenë zbutur; Ndërkohë që tava gatuhet, përgatisim beshamelin; Në një enë të thellë tresim gjalpin dhe shtojmë miellin. E trazojmë sa mielli të njomet me gjaloin dhe shtojmë qumështin duke e rrahur me shpejtësi. Rregullojmë me kripë dhe arrë moskat dhe duke e trazuar vazhdimisht e gatuajmë deri sa të trashet; Kur patatet të jenë zbutur, nxjerrim tavën, e mbulojmë me beshamel dhe më pas shtojmë djathin e grirë përsipër; E pjekim edhe për 15 minuta të tjera dhe tava është gati.[/lt_recipe]
Leave a Reply