Muskul gici i shoqëruar me polenta

U bë një kohë e gjatë që nga postimi im I fundit. Epo, kam qënë sëmurë, kurrë nuk ma merrte mendja që do më zinte fruthi në këtë moshë. Mesa duket, çdo gjë ndodh. Në fakt doktorët kanë kohë që njoftojnë se të lindurit në vitet ‘80-’90 duhet të ribënim vaksinën po askush se besoi, mua përfshirë, kështu që më zuri. Fatmirësisht e kalova pa shumë komplikime.

Megjithatë, ky është një blog gatimi dhe më mirë t’i rikthehemi recetave. Javën që shkoi pata një aksident, duke nxjerrë tavën nga furra më ra nga dora dhe thyeva xhamin e derës së furrës. Sikur s’më ka ecur shumë fati së fundmi ☺. Papritmas mu duk sikur s’kisha asnjë ide për të gatuar pa përdorur furrën. Kisha blere dy muskuj gici tek kasapi, nuk I kisha gatuar asnjëherë, kështu që mendova ti gatuaja në një tenxhere gize. Bëra shumë mirë që e mendova kështu pasi më dolën shumë të shijshme. Si fillim mendova ti shoqëroja me patate furre, po Hello, harrove që s’ke furrë???!!.

Ndaj mendova se polenta do ishte një zgjidhje e mirë, e ashtu doli në fakt.

Për t’i dhënë aromë të tymosur përdora tym të lëngshëm të cilin e bleva kur isha në New York, por nëse nuk e gjeni mund të bëni edhe pa të.

[lt_recipe name=”Muskul gici i shoqëruar me polenta” servings=”4 persona” prep_time=”5M” cook_time=”2H” total_time=”2H5M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/04/IMG_20190410_133828_147-1-533×1024.jpg” ingredients=”Për muskujt e gicit:;• 2 muskuj gici ( 250gr secili);• 4 lugë gjelle vaj ulliri ;• 1 finok;• 1 qepë;• 1 karrotë;• 1 rrepë Daikon;• 2 kokrra dëllinjë;• 2 domatë ;• 1 lugë çaji tym I lëngshëm (opsionale);• ½ kupë verë e kuqe;• 3 kupa ujë;• Kripë dhe piper sipas dëshirës;Polenta:;• 3 kupa ujë;• 1 kupë miell për polenta;• 1 lugë gjelle vaj ulliri;• 1 lugë çaji kripë ;” ]Unë përdora tenxhere gize por çdo tenxhere me fund të trashë bën punë; Ngrohni vajin e ullirit dhe skuqni muskujt e gicit, duke I rrotulluar që të skuqen mirë nga të gjithë anët. Shtoni finokun, karrotën, rrepën të prera në kuba dhe më pas qepën dhe kokrrat e dëllinjës. Skuqini mirë sa të marrin pak ngjyrë dhe shtoni verën e kuqe; Lereni te gatuhet sa të avullojë paksa, pastaj shtoni domatet e grira, ujin dhe rregulloni me kripë dhe piper; Vendosini kapakun dhe lereni të gatuhet në temperaturë shumë të ulët për gati 2 orë, aq sa të shkëputet mishi nga kocka;m Pesëmbëdhjetë minuta para se mishi të jetë gatuar përgatisni polentën; Zieni ujin me vajin e ullirit e kripën dhe shtoni me kujdes miellin e polentës, duke e trazuar paralelisht me lugë druri. Gatuajeni polentën sa të trashet, t’i ngjajë disi puresë së patateve; Shërbejeni akoma të nxehtë e me një gotë verë të kuqe;[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading