Dita e njëzetëepestë Whole30

Sot jam shumë e lumtur se filloi java e fundit e rregjimit Whole30. Edhe pse më është bërë më e thjeshtë si rregjim për ta ndjekur, mezi po pres që ta mbaroj në fakt.

Kur lexova për herë të parë mbi këtë rregjim, dy ideatorët janë shprehur se rregjimi Whole30 me kalimin e kohës bëhet më i thjeshtë. E këtë e paralelizuan me drejtimin e automjetit ku po citoj:

“T’i përmbahesh këtij programi është si ti japësh makinës. Kur e ke për herë të parë mendon me vete kur duhet të shtypësh friksionin, kur duhet të fusësh marshin, gazin, frenat etj… Po më pas, kur e ke mësuar nuk ka më nevojë të mbash mend pasi të bëhen reflekse. E njëjta gjë ndodh me rregjimin Whole30, në fillim mundohesh të mbash mend se kë duhet të hash e kë të evitosh, por me kalimin e ditëve të kthehen ne reflekse”

Kjo është mëse e vërtetë dhe 30 ditë, për hir të së vërtetës nuk janë dhe aq të vështira për ta bërë si sakrificë.

Ditën e sotme e nisa me një puding me qumësht kokosi, fara chia e një lugë gjelle me qershi të thara. Përsipër shtova luleshtrydhe, mango, banane si për shije. Fillim i mbarë, gjysmë e punës thotë populli dhe nuk e ka gabim.

Dreka është e thjeshtë fare dhe tipike Shqiptare. Bëra gjellë me patate me mish pastërma. E kush thotë që pastërmanë mund ta hamë vetëm në dimër?

Ndërsa për darkë një omeletë me vezë (meqë kam tre ditë që nuk ha asnjë kokërr vezë), salmon në avull dhe perime si pazi, kungulleshkë, karrotë të grirë dhe qepë.

Me mbylljen e ditës së sotme më mbeten edhe 5 ditë të tjera. Urra për mua dhe urra për familjen time që kanë qënë të detyruar të heqin dorë nga ca gjëra ☺.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading