Dita e njëmbëdhjetë Whole 30 dhe fundjava e kaluar

Dhjetë ditëshi I parë kaloi, biles arrita te dita e njëmbëdhjetë. Nuk di nëse mund ta quaj me sukses apo jo pasi të them të drejtën kam patur shumë nevojë të ha diçka të ëmbël apo brumëra.

Megjithatë deri tani jam mbajtur fort dhe me vullnet të hekurt që mos të dorëzohem.

Ditën e Shtunë dolëm për drekë në restorant dhe aty kalova sprovën e vërtetë. Ishte shumë e vështirë por ia dola mbanë.

Im shoq porositi petulla në plloçë (ose petulla të fshira siç njihen më shumë) dhe disa gjëra të tjera po  mua te këto më ngeci syri hihihi.

Unë mora fileto pule zgare (oh sa kohë kisha pa porositur fileto zgare në restorant) dhe sallatë me patate të ziera, spinaq të freskët dhe qepë të kuqe të marinuar me uthull që ishte një mrekulli.

Ditën e Diel

Dita e diel ishte shumë interesante. Për drekë konsumuam si familje pjesë të pulës së pjekur që më kish mbetur nga darka e të premtes. Për ta shoqëruar pulën bëra “oriz” lulelakre me spec të kuq, vaj ulliri, qepë të njoma dhe një vezë të skuqur ( që familjes I pëlqeu aq shumë sa skuqa prapë ☺)

Pas kaq ditësh m’u duk sikur po humbisja edhe frymëzimin se çfarë të gatuaja, por u riktheva sërisht në binarë.

Dita e Hënë shkoi kështu:

Për mëngjes: kam ngrënë vezë të zier dhe ½ avocado

Dreka: Një sallatë shumë e bollshme me ton, domate, kastravec dhe speca që më shkoi në shpirt

Darka: Ishin pancakes me banane dhe arrë kokosi (receta vijon)

[lt_recipe name=”Banana Pancakes ” servings=”2 persona” prep_time=”5M” cook_time=”5M” total_time=”10M” difficulty=” E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/03/IMG_20190311_175504_784-533×1024.jpg” ingredients=”• 2 banane të pjekura mirë;• 1 veze mesatare;• ¼ kupë arrë kokosi;• ½ lugë çaji sodë buke;” ]Në një pjatë të thellë shtypni bananen me pirun sa të bëhet pure; Shtoni vezën dhe rrihini mirë; Më pas bashkoni edhe arrën e kokosit dhe sodën e bukës; Piqini pancake-ët në zjarr të ulët nga të dyja anët; Unë I shoqërova me rrush të ngrirë (ju kam thënë disa hërë që unë I ngrij frutat kur janë në sezon) dhe bajame të pjekura;[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading