Një ëmbëlsirë e thjeshtë si kunefe

Për herë të parë kam provuar kunefe kur ishim tek vjehrri në New York. Kam shumë fat që kunati im kujdeset që ne të provojmë shije të reja, sidomos ushqim etnik. Ne Shqiptarët ndajmë shumë receta me kuzhinën Turke si psh bakllavaja, kadaifi por kurrë nuk kisha provuar kunefe më parë. Është e ngjashme me kadaifin, veçse është e mbushur me djathë të butë që shkrihet.

Duke qënë se dje ishte Bajrami I madh dhe ishim pushim, mendova të gatuaja disa receta të Lindjes së Mesme. Përgatita falafel, kofsha keci të pjekura dhe shumë salca shoqëruese. Si ëmbëlsirë vendosa të gatuaj kunefe. Bleva një pako me kadaif te ngrirë dhe përgatita këtë recetë të shijshme.

[lt_recipe name=”Një ëmbëlsirë e thjeshtë si kunefe” servings=”4 persona” prep_time=”10M” cook_time=”15M” total_time=”25M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/06/kunefe-with-cheese-533×1024.jpg” ingredients=”Për kunefe:;• 200gr kadaif I grirë imët;• 150gr djathë mozzarella ( nga ajo për pizza, jo të freskët);• 100gr fëstëkë të grirë;• 100gr gjalpë të tretur;Sherbeti:;• 200gr sheqer;• 100gr ujë;• 3-4 kardamom kokërr;” ]Fillojmë duke përgatitur sherbetin. Vlojmë përbërësit e sherbetit në zjarr të ulët për 7 minuta. E lëmë mënjanë të ftohet; Vendosim kadaifin e grirë në një tas dhe hedhim përsipër gjalpin e tretur. E trazojmë mirë dhe ndajmë në dy pjesë; Vendosim gjysmën e kadaifit në një tavë 20cm dhe e shtypim mirë. Shtojmë mocarelën dhe gjysmën e fëstëkëve të grirë; Hedhim edhe gjysmën tjetër të kadaifit dhe e ngjeshim duke u kujdesur të mbajmë djathin brenda. E pjekim mbi furnelën e gazit në zjarr të ulët. Kini kujdes ta rrotulloni tavën çdo 2 sekonda për të evituar djegien. Shtresa e poshtme do të piqet për afërsisht 10 minuta. Kthejmë kunefen mbi një pjatë dhe e rrëshkasim me kujdes në tavë. E pjekim sërisht deri sa të jetë pjekur plotësisht; Për ta përfunduar, spërkasni sipër pjesën e mbetur të fëstëkëve dhe sherbetin e ftohur; Servireni kunefen sa është ende e ngrohtë[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading