Arriti dhe dita e pestë e Whole 30. Fatmirësisht u zgjova pa dhimbje koke. Problemi me migrenën qëndron edhe në faktin që mund të flesh dhe zgjohesh me dhimbje deri në 72 orë. Ndaj meqë u zgjova mbarë dhe pata realisht vetëm 5 minuta kohë në mëngjes përgatita këtë smoothie. Nxora nga ngrirja 3 feta pjeshkë të cilat I kam ngrirë kur ishin në sezon. Kush më ka ndjekur në Instagram e ka parë edhe mënyrën se si unë I ngrij frutat.
Pra mëngjesi: Hodha në blender 150ml qumësht kokosi, pjeshkët dhe I bluajta për 5 minuta deri sa u bë një masë shumë kremoze dhe homogjene. Shija e saj, epo nuk kam ç’të them duhet ta provoni që të më besoni. Mua mu duk si një akullore me fruta.
Për drekën nuk kisha çfarë të merrja pasi një natë më parë nuk dija ku të përplasesha e jo më të gatuaja. Kështu që mora nga frigoriferi sallatën iceberg, ½ avocado dhe dy vezë të ziera. Me shijoi vërtet shumë.
Për darkë mendova të bëja diçka me ton dhe patate të ëmbël të cilën e kisha gati në frigorifer, thjesht e griva. Dmth, ideja ishte që të bëja makarona patateje e në fakt kur I griva tek rendja përkatëse për ti bërë si makarona, mirë dolën, por gjatë zierjes u copëtuan ☺.
Për t’I rënë shkurt, ideja ishte e bukur dhe shija gjithashtu po mbase duhet të bëj më shumë prova hihihi.
[lt_recipe name=”Makarona prej patateje të ëmbël me ton e domate” servings=”1 person” prep_time=”5M” cook_time=”8M” total_time=”13M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/03/IMG_20190305_212526_606-533×1024.jpg” ingredients=”• 100gr patate e ëmbël e grirë (mundësisht si makarona të gjata);• 1 degëz selino;• 5-6 domate qershi;• 1 thelpi hudhër;• 1 lugë gjelle vaj ulliri;• Majdanoz dhe spec djegës;” ]Në një tigan skuqim hudhrën në vaj ulliri dhe më pas shtojmë selinon dhe domatet qershi të copëtuara; I lëmë të skuqen sa domatet të zbuten mirë; Paralelisht valojmë ujin për të zier “makaronat” e patateve dhe I lëmë të zihen vetëm për 2 minuta.; I kullojmë makaronat dhe I shtojmë tek salca; Hedhim edhe tonin, specin djegës dhe majdanozin; I shijojmë me një gotë ujë[/lt_recipe]
Leave a Reply