Dita e tretë dhe e katërt Whole 30

Dita e tretë e Whole30 shkoi shumë më lehtë se dy ditët e para. Çuditërisht nuk kam patur uri pothuaj gjatë gjithë ditës. Deri më tani, ajo që më mungon më shumë është kosi më tërshërë. Në fakt, vështirësia e rregjimit Whole 30 qëndron kryesisht tek mëngjesi, edhe pse më duhet ta pranoj që ajo veza e zier në mëngjes më kënaq shpirtin. Drekat fatmirësisht nuk janë shumë të vështira, pasi  ne shqiptarët kemi shumë varietete në gjellëra që mund të konsumojmë. Shkurtimisht dita e djeshme shkoi si më poshtë:

Mëngjesi: Nje banane rreth orës 10:00 (nuk kisha pothuaj fare uri)

Dreka: Pulë në furrë me patate (rreth orës 15:00)

Darka: Kisha në frigorifer brokoli të zier që e shoqërova me majonezë të bërë vetë (Linku këtu), gjithashtu hëngra dhe 3 hurma arabie e pak tul kokosi që më kish mbetur kur bëra qumështin.

Dita e katërt sërisht nisi mbarë. Fatmirësisht ajo që kisha me më shumë merak nuk më mungon dhe aq, I referohem bukës me djathë këtu hihihihi.

Mëngjesi ishte I thjeshtë, një vezë e zier me pak kripë dhe rigon dhe një banane. Kam konsumuar shumë ujë dhe çaj gjatë ditës, ndoshta kjo më ka bërë të ndihem e ngopur.

Dreka ishte gjellë me patate, zgjidhje ideale për familjen pasi nuk kam kohë në fakt të gatuaj veç për vete e veç për ta.

Darka ishte pak më shumë eksperiment. “Oriz” prej lulelakre me koriandër të freskët e shoqëruar me kotoleta patëllxhani. Në fakt as vetë nuk e di se si munda ta gatuaj duke qënë se pata një pasdite me dhimbje koke të tmerrshme, megjithatë ia  dola. Më poshtë do të gjeni edhe recetën e darkës time.

[lt_recipe name=”Dita e tretë dhe e katërt Whole 30″ servings=”1 person” prep_time=”5M” cook_time=”8M” total_time=”15M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/03/IMG_20190304_221426_441-533×1024.jpg” ingredients=”Për kotoletat e patëllxhanit:;• 1 patëllxhan mesatar I prerë në feta 1cm;• 1 kokërr vezë e rrahur;• ¼ kupë vaj ulliri për skuqje;• majonez 137 e bërë vetë;;Për “orizin:”;• 100g lulelakër e grirë në rende;• 1 tufë koriandër e grirë (ose majdanoz);• 1 lugë gjelle vaj ulliri;• Kripë dhe piper sipas dëshirës;• Spec djegës I grirë;• Vezë ( pjesa e mbetur nga kotoletat);” ]Si fillim bëjmë kotoletat e patëllxhanit. I kriposim dhe I lyejmë me vezë dhe I skuqim në vaj ulliri. I skuqim në zjarr të ulët dhe I kthejmë vazhdimisht nga të dy anët deri sa të zbuten. I heqim dhe I lëmë mënjanë; Në të njëjtin tigan shtojmë lulelakrën, vezën e rrahur të mbetur nga kotoletat, specin djegës dhe 1 nga kotoletat e patëllxhanit që e kremi prerë në shirita; I trazojmë për 2 minuta dhe “orizin” e lulelakrës e kemi gati; Për t’i shoqëruar përdora majonëzën e bërë vetë, recetën e së cilës e gjeni në blog. [/lt_recipe]

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading