Dita e pare e Whole30

Dita e parë nisi mbarë (rima ishte e paqëllimshme). Në fakt nuk u parapërgatita mirë pasi duhet të kisha bërë disa pazare si fillim, por mund të them se ia dola mbanë.

Vendosa të ndjek rregullin e famshëm të Whole30 I cili thotë se duhet të kemi vetëm 3 vakte të mëdha (mëngjes,drekë, darkë pa u limituar në sasinë që konsumojmë), por në raste ekstreme nëse na kap uria mund të konsumojmë diçka të vogël.

Pra, vendosa që gjatë këtij muaji oraret e mia do të jenë si mëposhtë:

Mëngjesi: 09:00

Dreka: 14:00

Darka: 19:00

Dita e parë nisi me mëngjesin e thjeshtë; Dy kokrra vezë të zier, ½ avokado dhe një banane.

Dreka ishte si vijon. Recetën e salçiçes e gjeni tek kjo receta këtu:

[lt_recipe name=”Vezë me salçiçe, spinaq e brokoli” servings=”1 person” prep_time=”5M” cook_time=”7M” total_time=”12M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/03/IMG_20190228_233738_875-533×1024.jpg” ingredients=”• 2 vezë;• 4-5 lulka brokoli te copëtuara;• 2 grushta spinaq ;• ½ kokërr qepë;• 100gr salçiçe e bërë vetë;• 2 lugë gjelle vaj ulliri;• 1 lugë çaji nenexhik;• Kripë dhe piper sipas dëshirës;” ]Në një tigan, skuqni qepën me vaj ulliri, shtoni brokolin, salçiçen dhe fërgojini 1-2 minuta; Shtoni nenexhikun e spinaqin dhe lereni të gatuhet sa ti bjerë volumi. Shtoni edhe vezët përsipër, dhe mbulojeni me kapak në mënyrë që vezët të gatuhen. Shijojeni[/lt_recipe]

Darka, oh darka, është vakti që mua më merr në qafë pasi nuk ndaloj dot së ngrëni. Për sot zgjodha një sallatë me radikio, sallatë jeshile, ton dhe majonezë të bërë vetë.

Dita e parë të dashur miq, mund të them se kaloi me sukses. Mbeten edhe 29 ditë për t’u hequr nga kalendari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading