Petulla me platano të pjekur

Jump to recipe

Përpara se të kaloj te receta për Petulla me platano të pjekur, le të sqarojmë fillimisht se çfarë është një platano apo plantain (emri në anglisht).

Nëse do ta shihni në treg, e sigurt që do ta ngatërroni me bananen. Ka pamje të njëjtë (deri diku) por në aromë do ta dalloni ndryshimin pasi platano nuk mban aromë të fortë. Sigurisht që edhe në pamje dallohet pasi është më e madhe dhe më e fortë. Banania është një frut që konsumohet i gjallë por edhe i gatuar, mjaft e ëmbël kur është e pjekur.

Ndryshe nga banania, Platano, konsumohet vetëm e gatuar dhe konsiderohet më shumë një perime sesa një frut. Sidomos kur është e gjelbër. Mund të përdoret në receta të ëmbla apo të kripura, por gjithmonë gatuhet. (Mund ta shihni dallimin e njërës nga tjetra në këtë videon Këtu).

Është një perime që në kuzhinës e zonës së Karaibeve, nuk mungon kurrë dhe përdoret në një mori recetash të ëmbla dhe të kripura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading