Zakonisht, në çdo kek që unë gatuaj në shtëpi, preferoj ta gatuaj me vaj dhe jo me gjalpë. Kjo për të vetmën arsye se qëndron I butë për një kohë më të gjatë. Nuk e kisha provuar asnjëherë të gatuaja një kek më vaj ulliri, por kisha vite të tëra që I kisha vënë syrin një keku me vaj ulliri dhe kanellë tek një revistë italiane “Buon Apetito”. Në fakt sipas librit receta ishte tipike e zonës së Kretës dhe përbërësi kryesor këtu ishte vaji I ullirit, I cili duhet të jetë shumë I mirë dhe I fortë në shije.
Unë si gjithmonë bëra disa modifikime në recetë duke ulur pak dozat e vajit të ullirit dhe sheqerit, por shija e kekut doli fantastike.
[lt_recipe name=”Kek me vaj ulliri dhe kanellë” servings=”6-8 persona” prep_time=”5M” cook_time=”40M” total_time=”45M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2019/01/IMG_20190127_100324_051.jpg” ingredients=”•200ml vaj ulliri;•350 ml qumësht;•450g miell;;•100g rrush të thatë;•220gr sheqer;•2 vezë;•2 lugë çaji sodë buke;• 2 lugë çaji kanellë;;” ]Ngrohim furrën në 180ºC. Marrim vezët, vajin dhe sheqerin dhe I rrahim fort me mikser per gati 5 minuta. Masa duhet të dalë shumë kremoze; Në një enë tjetër bashkojmë të thatat përveç rrushit të thatë; Pasi vaji me sheqerin e vezët të jetë rrahur mirë, ia shtojmë të thatave dhe I rrahim me mikser; Shtojmë rrushin e thatë dhe trazojmë sa të bashkohen; E hedhim brumin në një tavë me diametër 25 cm ose çfarëdo tave që preferoni dhe e pjekim në furrë për gati 40 minuta ose deri sa maja e thikës të dalë e pastër nga mesi I kekut.[/lt_recipe]
Leave a Reply