Kur vjen puna tek mëngjeset e familjes gjatë ditëve të javës, të gjithëve na kap paniku. Kjo sepse jemi gjithmonë me nxitim dhe ndonjëherë mendon ta lesh fare e të dalësh pa ngrënë në mëngjes. Për mua kjo është e papranueshme ndaj përgatitem që në darkë për mëngjesin e ditës pasardhëse. Nuk dua kurrsesi të lë fëmijët pa mëngjes kur dihet botërisht që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Përveç përgatitjes së brumit për waffles, tek ky linku këtu mund të gjeni edhe disa ide të tjera. Pra duhet vetëm pak përgatitje paraprake për një vakt të mirë, qoftë ky mëngjes, drekë apo darkë.
Për t’í shoqëruar mund të përdorni recetën time për shurupin të cilën e gjeni duke klikuar tek ky linku këtu. .
Mund të përdorni nëse dëshironi edhe pekmez frutash, reçel etj…
Receta e mëposhtme është përshtatur nga Ree Drummond të cilën e adhuroj.
Waffles
Notes
Mund t'i përgatisni edhe një natë më parë dhe në mëngjes ti ringrohni
Përbërësit
- • 3 të bardha vezësh të rrahura fort
- • 3 të verdha vezësh
- • 1 ½ kupë qumësht
- • 2 kupa miell
- • 1 pako pluhur pjekës
- • 1 lugë çaji vanilje
- • ½ kupë sheqer
- • 120 gr gjalpë I shkrirë
- • 3 lugë gjelle mjaltë
- • luleshtrydhe
Instructions
- Ngrohim tostin specific për waffles (nëse nuk e keni mund ti bëni kekë tigani duke e pjekur brumin si petulla në një tigan të sheshtë)
- Në një tas bashkojmë miellin, sheqerin, pluhurin pjekës, vaniljen.
- Në një tas tjetër rrahim qumështin, të verdhat e vezëve, gjalpin e tretur dhe më pas ia shtojmë të thatave
- I trazojmë mirë me pirun. Tani duhet të bashkojmë me kujdes të bardhat e vezëve të cilat i kemi rrahur shkumë më parë me brumin
- Me ndihmën e një spatule silikoni hedhim të bardhat e vezëve mbi brumin dhe e trazojmë me kujdes që të bardhat të mos ulin volumin. Këto do I bëjnë waffles kërce gjatë pjekjes
- Hedhim nga ¼ kupë nga brumi mbi tost dhe I lëmë të piqen për 8 minuta
- Përsërisni këtë proçes deri në mbarim të brumit, ose mbështilleni tasin me qese transparente dhe ruajeni brumin në frigorifer për të nesërmen







Leave a Reply