Midhje të mbushura


Kjo është një nga recetat që e adhurojmë si familje. Mund të them se është I vetmi gatim që më shumë kohë të harxhon në gatim sesa në ngrënie.

Nuk e mbaj mend se ku e kam provuar për herë të parë dhe as ku e lexova recetën që përdora si fillim, por di të them se kjo është mënyra që unë I gatuaj prej shumë vitesh tashmë.

Arsyeja pse nuk I kisha postuar më parë ishte pikërisht se nuk kam patur asnjëherë mundësinë t’I fotografoj se janë ngrënë sa hap e mbyll sytë. Por jo kësaj rradhe…. Haha…

Si fillim do ju sugjeroja t’I blini në sezonin e tyre (muaji Maj – Gusht) atëhere kur janë të mëdha dhe të mbushura mirë.

[lt_recipe name=”Midhje të mbushura ” servings=”4 persona” prep_time=”20M” cook_time=”15M” total_time=”35M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/11/midhje-au-gratin.jpg” ingredients=”• 2 kg midhje të pastruara nga jashtë dhe leshterikun e hequr;• 1 tufë majdanoz I grirë;• 2 thelpinj hudhra të shtypura mirë;• 6 lugë gjelle djathë parmiggiano I grirë;• 6 feta buke të ndenjur;• 6 lugë gjelle vaj ulliri;• 1 lugë çaji piper I zi;• ½ kokërr limon (lëngu dhe lëkurat);• 2 kupa nga lëngu I zierjes së midhjeve;” ]Ngrohim furrën në temperaturë maksimale ose mundësisht në opsionin grill. Veshim një tavë të madhe të sheshtë me letër kuzhine dhe e lëmë mënjanë; Hedhim midhjet në një tenxhere të madhe dhe I vëmë në zjarr që të hapen; Kullojmë lëngun në nëj napë që të mbeten aty gjithë papastërtitë dhe e hedhim lëngun në një tas të madh; Sistemojmë të gjithë midhjet në tavë duke u hequr guackën boshe; Fusim bukën, majdanozin, piperin, hudhrat në një mikser dhe I grijmë imët. Në një tas të madh hedhim bukën e aromatizuar, 3 lugë djath parmiggiano të grirë, lëkurat e limonit, 2 kupa nga lëngu I midhjeve dhe shtojmë pak lëng limoni për shije; Mbushim midhjet një e nga një dhe në fund I spërkasim me djathin e mbetur dhe vaj ulliri; I pjekim në furrën e parangrohur për 15 min ose sat ë marrin një ngjyrë si në foto. Shijojini me një gotë verë të bardhë[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading