Shëndetlije- receta sipas hallës time

Shëndetlija, një ëmbëlsirë pak e rëndë për nga kaloritë, por ama me një shije fantastike. Për herë të parë e kam provuar tek halla ime e në fakt, sot po ndaj me ju recetën e saj (që ia kam marrë rreth 20 vjet më parë dhe ende e ruaj copën e letrës)

Secila familje në shtëpinë e saj përdor versione të ndryshme dhe kjo është e bukura  e recetave tradicionale, që secili e “shtrembëron” atë sipas shijeve të familjes së vet. Unë uroj që receta e hallës time t’ju pëlqejë po aq shumë sa dhe mua.

Sekreti për fryrjen e saj është që nuk duhet ta trazoni shumë miellin me të lëngëtat, vetëm aq sa të bashkohen.

[lt_recipe name=”Shëndetlije- receta sipas hallës time” servings=”30 racione” prep_time=”10M” cook_time=”40M” total_time=”50M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/11/shendetlie.jpg” ingredients=”Për brumin:;• 3 vezë;• 200gr sheqer;• 3 lugë gjelle mjaltë;• 2 filxhanë kafeje plot me gjalpë të tretur;• 450gr miell;• 1 lugë gjelle kakao;• 1 pako pluhur pjekës (15gr);• 2 filxhanë më arra të copëtuara;• 1 verdhe veze për lyerje;Për sherbetin:;• 1 kg sheqer;• 750 gr ujë;” ]Ngrohim furrën në 175˚C; Rrahim vezët me sheqerin, mjaltin dhe gjalpin; Shtojmë njëherësh të thatat dhe I trazojmë aq sa të bashkohen. Hedhim arrat dhe I trazojmë me kujdes që të bashkohen; E shtrojmë brumin në një tavë me diametër 25 cm dhe sipërfaqen e lyejmë ne një të verdhë veze. E pjekim në furrë për 30 minuta; Përgatisim sherbetin duke vënë në një tenxhere sheqerin dhe ujin. E lëmë të ziejë deri sa të formojë shkumë dhe e fikim direct; Heqim tavën nga furra dhe e lëmë të ftohet pak keku. E presim në rombe dhe I hedhim sherbetin e ngrohtë pak e nga pak deri sa ta thithë të gjithin; E sherbejmë mundësisht të nesërmen pasi të jetë ftohur mirë shëndetlija dhe sherbeti t’i ketë hyrë tamam.[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading