Kjo është një ndër recetat që ha vetëm im shoq, pasi unë dhe fëmijët as që bëhet fjalë të hamë të brendshme të çuditshme të kafshëve. Në fakt e di që do kisha tërhequr më shumë vëmëndje po ta shkruaja emrin e përbërësit kryesor që në titull, por e lashë surprizë. Në Shqipëri testikujt e kafshëve konsumohen gjërësisht. Kryesisht ato të dashit kanë më shumë famë (bolet e dashit hihihihi), por edhe të viçit nuk ngelen mbrapa.
Kur I kam gatuar për herë të parë, I futa në furrë të piqeshin, me pak vaj ulliri e kripë, por bëra një gabim që nuk I hoqa cipën mbështjellëse dhe dolën shumë të thata e të forta. Ndaj, këshilla ime është që fillimisht ti hiqni cipën mbështjellëse pasi është shumë e fortë. Bëni një prerje gjatësore me kujdes dhe tërhiqeni cipën me dorë. Hiqet vërtet shumë kollaj.





Disa kotoleta të veçanta me një përbërës misterioz
Përbërësit
- • 2 testikuj viçi (akoma më mirë nëse gjeni dashi);
- • 1 kokërr vezë;
- • 100gr miell;
- • 100gr galetë (unë përdora bukë të zezë të grirë);
- • Kripë, piper sipas dëshirës;
- • Vaj luledielli për skuqje;
Instructions
- Ngrohni furrën në 240ºC;
- Zhvishni testikujt nga cipa mbështjellëse dhe pritini ne feta me trashësi 2 cm;
- Merrni 3 enë të sheshta ku të hidhni në njërën miellin, në tjetrën vezën e rrahur dhe në të fundit galetën ;
- Kriposni dhe piperosni fetat e testikujve sipas dëshirës.
- Më pas lyeni fetat në miell, në vezën e rrahur dhe në fund në galetë. Përsërisni këtë proces deri në përfundim të të gjithë testikujve;
- Ngrohni vajin për skuqje. Më pas skuqni të kotoletat në vaj të nxehtë deri sa të marrin ngjyrë kafe të lehtë;
- Pasi ti keni skuqur, vendosini në tavë dhe piqini në furrë për gati 10 minuta;
- Servirini ende të ngrohta me pak sallatë shoqëruese.
Jonila Vata
8 Tetor, 2020 at 3:04 pmPershendetje. Mua me duket shume e shpifur dhe imorale (sorry not sorry)!te konsumosh nje produkt te tille (me vjen turp tia them emrin). Iiiiii me ben te vjell vetem kur e mendoj. Meqe meshkujt e hane kete “gatim”, si do dukej nese dikush do konsumonte testikujt e tyre????? 😂😂🤮🤦♀️
Nese im shoq do e hante kete, une do e ndaja direkt😂 hahahahh shaka. Po realisht eshte dicka shuuuuuummeee e shpifur🤮🤮
Bake My Day Happy
8 Tetor, 2020 at 3:11 pmKush jam unë në fund të fundit të të ndryshoj mendjen 😅, pastaj meqë më solle këtë koment interesant, ne hamë shumë pjesë të trupit të kafshëve, mendon se do kishte sens krahasimi yt edhe për pjesët e tjera? Put a thought on that 👌