Supë me vezë dhe piper të kuq

Më kujtohet shumë vite shkuar kur në Shqipëri ishte shumë e vështirë të siguroje ushqimet, të gjitha amvisat mundoheshin të sajoheshin me aq përbërës sa kishin në shtëpi. Ne ishim (jemi akoma) 5 veta në familje, dhe shpesh kishte raste që të mos kishte ushqim mjaftueshëm për të gjithë dhe kjo gjë ishtë mëse e zakonshme thuajse në çdo shtëpi në atë kohë (ata me vit lindje para viteve ’85 e mbajnë mend akoma)

Një rast I tillë ishte për shembull edhe veza, ishte aq me kursim sa edhe sikur të kishim mjaftueshëm, mami nuk na jepte te hanim nga 2 (deri e vonë e kam ditur që 2 vezë bënin dëm për shëndetin hahaha). Ok më mirë të kaloj te receta tani se nga hyrja duket e tmerrshme ☺

Mami im ndonjëherë darkave na përgatiste një supë të thjeshtë me 3-4 kokrra vezë që ishte mjaftueshëm për familjen tonë. Ishte aq e shijshme sa aq herë sa e kujtoj aq herë më shkon goja lëng.

Ajo e quante “Gjella e të varfërve” pikërisht sepse kishte vetëm pak përbërës.

Nuk e di nëse ndonjëri nga ju e ka provuar ndonjëherë këtë gatim, por do isha shumë e lumtur ta dija.

Unë sot e kam sjellë fiks siç e bënte mami im, por ju mund të shtoni përbërës sipas dëshirës (nëse e bëni dua ta di version tuaj, dakort? ☺)

[lt_recipe name=”Supë me vezë dhe piper të kuq” servings=”4 persona” prep_time=”5M” cook_time=”10M” total_time=”15M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” ingredients=”• 4 kokrra vezë;• 2 kupa ujë;• 1 lugë çaji kripë;• 1 lugë gjelle gjalpë;• 1 lugë çaji piper I kuq jo djegës;” ]Skuqim gjalpin dhe piperin e kuq në një tenxhere të vogël dhe më pas shtojmë ujin;Në një tas rrahim vezët me kripën dhe pasi uji të ketë valuar e hedhim në tenxhere;E lëmë supën të vlojë edhe për pak minuta sapo veza të jetë mpiksur dhe e heqim nga zjarri;Unë e servira me bukë të thekur me pak vaj ulliri dhe hudhër;[/lt_recipe]

2 Comments

  1. Jeni te mrekullueshem

    1. Të faleminderit që më ndjek 😍

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading