Fruta të ngrira, një ëmbëlsirë e shëndetshme për fëmijët

Unë ndihem vetvetja sapo fillon të hyjë stina e pranverës. Më duket vetja tamam sikur jam zgjuar nga një gjumë letargjik. Le ta pranojmë, dimri ta shpif (përveç kur bie dëborë që është thjesht magjike). Tani ka fruta pa fund, edhe te lira madje, ka plazh, ka akullore, oh, akulloreeee.

A ju kërkojnë fëmijët akullore? Dhe kur them fëmijët e kam edhe për ata fshehur brenda jush ☺☺☺. Vajza ime I adhuron, nëse e lejon mund të hajë edhe 1 kg akullore pa lëvizur nga vendi. Meqë nuk kam siguri se çfarë përbërësish përdorin dyqanet për akulloret mundohem tua limitoj sa më shumë të mundem, ndaj kohët e fundit kam gjetur një zgjidhje ekonomike e shumë të shpejtë. E kam fjalën për frutat e ngrira. Ndiqni recetën si vijon që tua përgatisni edhe ju fëmijëve apo vetes tuaj nëse ju ka shkuar mendja. Por, përpara se të filloni me recetën, do ju nevojiten shkopa druri dhe gota të vogla (mundësisht letre), letër alumini ose nëse mund t’i blini në internet, qese për ice popsicles me mbyllje zip (unë kam përdorur këto të fundit)

[lt_recipe name=”Fruta të ngrira, një ëmbëlsirë e shëndetshme për fëmijët” servings=”10-12 kasata” prep_time=”10M” cook_time=”4H” total_time=”4H10M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/05/ice-popsicles-5.jpg” ingredients=”• 300gr luleshtrydhe;• 300gr kajsi ose pjeshkë;• 300gr qershi të zeza;• 1 ½ kupë sheqer të bardhë;• 1 kupë ujë;” ]Filloni më bërjen e shërbetit si fillim. Ziejmë sheqerin dhe ujin sa të fillojë të vlojë; Pasi të ketë vluar, e lëmë shërbetin të ftohet plotësisht (mundësisht mund ta bëni një natë para e ta mbani në frigorifer); Marrim luleshtrydhet, u heqim gjethet dhe I fusim në mixer ose blender. Hedhim frutat dhe 1/3 e shërbetit. I bluajmë sa të bëhet masë homogjene. Bëjmë të njëjtin proçes edhe me dy llojet e tjera të frutave; Nëse do përdorni qese me zip, mbushni qeset me ndihmën e hinkës, mbyllni zip-in dhe vendosini në ngrirje për minimumi 4 orë; Nëse do përdorni kupa letre, merrni letrën e aluminit dhe krijoni rripa të vegjël me gjatësi sa dyfishi I diametrit të kupës. Mbushni kupat deri ne 2/3 e lartësisë, merrni një shkop druri dhe rrotulloni 1 shirit alumini në të. Sistemojeni shkopin në mes të kupës dhe për ta mbajtur drejt shkopin, përkulni cepat e shiritit të aluminit mbi kupën e letrës. Vendosni kupat me kujdes mbi një tabaka dhe futini në ngrirje për minimumi 4 orë. Për t’i konsumuar, futini pak kupat në ujë të nxehtë e më pas tërhiqni shkopin për të nxjerrë frutat e ngrira.[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading