Tavë me çikale dhe karkaleca e shoqëruar me bukë të aromatizuar me hudhra

Sot do ju propozoj një pjatë shumë të thjeshtë dhe shumë të shijshme. Shpesh herë në dyqanet e peshkut gjeni me shumicë çikale (të më falni po unë kështu I njoh dhe nuk di në kanë emër në shqip). Kanë një çmim ekonomik dhe janë të përballueshme thuajse nga të gjithë. Fatkeqësisht nuk kanë as shumë tul përbrenda por kanë një shije fantastike.

Unë sot e solla si idenë e një pjate me lëng, ku të ngjyeni bukën e thekur me vaj ulliri dhe hudhër e më pas të lëpini edhe gishtat, por sipas dëshirës mund të shtoni edhe disa makarona linguine që ta çoni këtë pjatë në një nivel tjetër

[lt_recipe name=”Tavë me çikale dhe karkaleca e shoqëruar me bukë të aromatizuar me hudhra” prep_time=”5M” cook_time=”15M” total_time=”20M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/05/cikale-dhe-karkaleca-me-leng-1.jpg” ingredients=”Për tavën:;• 500gr çikale;• 500gr karkaleca me lëvozhgë;• 1 domate e madhe e prerë në kubikë;• 1 thelpi hudhër;• 1 tufe borzilok;• ½ gotë verë të bardhë;• 2 lugë gjelle vaj ulliri;Për bukën e thekur:;• ½ bagetë;• 2 thelpinj hudhra;• 1 lugë gjelle vaj ulliri;” ]Ngrohni një tigan të madh dhe shtoni në të vajin e ullirit dhe hudhrën. Fërgojeni hudhrën sa të lëshojë aromën e saj; Shtoni çikalet dhe karkalecin dhe trazojini me lugë druri. Shuajini me verë të bardhë dhe sapo vera të jetë avulluar paksa shtoni kubikët e domateve dhe pak ujë; Verini kapak tiganit, ulni zjarrin dhe gatuajini për rreth 7 minuta duke u kujdesur të shtoni nga pak ujë që të mos digjet domatja; Ndërkohë që krustacet gatuhen, prisni bagetën në feta, lyejini fetat një e nga një me vaj ulliri dhe piqini ose në thekëse ose në furrë. Pasi të jenë thekur mirë, lyejini të gjitha fetat me hudhër (prisni një thelpi hudhër në mes dhe me shpejtësi fërkojeni mbi bukën e thekur); Në fund të gatimit të krustaceve, shtoni borzilokun të copëtuar me dorë dhe transferojeni në një pjatë servirjeje së bashku me bukën e aromatizuar me hudhër.[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading