Friturë me açuge dhe sallatë jeshile

Këtë fundjavë gjeta më në fund açuge të freksëta e kështu vendosa t’I bëj fileto e më pas friturë. Këtë pjatë e shoqërova me një pjatë me sallatë jeshile, limon e ullinj.

Pjesën më të madhe të kohës e ha pastrimi dhe filetimi dhe për t’ju treguar më mirë sesi I bëj unë fileto, kam xhiruar këtë video të shkurtër. Nëse kur e keni blerë peshkun, nuk jua kanë pastruar as nga të brendshmet, në fund të videos ju tregoj edhe një mënyrë të shpejtë pastrimi.

[lt_recipe name=”Friturë me açuge dhe sallatë jeshile” servings=”4 persona” prep_time=”15M” cook_time=”15M” total_time=”30M” difficulty=”E thjeshtë” summary=”*Për vajin e sallatës, përgatiteni që më përpara dhe mbajeni në një kavanoz. Miksoni 1 pjesë (që mund jëtë një filxhan kafeje psh) lëng limoni, 2 pjesë vaj ulliri dhe 1 lugë çaji kripë.” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/05/acuge-me-sallate-2.jpg” ingredients=”• 1 kg açuge të freskëta;• 200gr miell;• 2 lugë çaji kripë;• Vaj luledielli për skuqje ( sipas nevojës);• ½ kupë ullinj ;• 1 tufë sallatë jeshile;• 1 qepë, të prerë në fëta;• ¼ kupë vaj sallate*;” ]Pasi të filetoni peshkon, kriposeni mirë; Hidhni miellin në një qese që mbyllet me zip dhe vendosni në të ¼ e açugeve. Mbylleni qesen dhe tundeni mirë që të lyhen me miell gjithë açuget. Hiqini filetot nga qesja duke shkundur me duar miellin e tepërt dhe vijoni pjesë pjesë me filetot e mbetura. Kujdes që mos ta mbi mbushni qesen, ndryshe nuk do lyhen mirë të gjitha; Në këtë kohë ngrihni vajin për skuqjne, në tigan apo fritezë; Hidhni një grusht fileto peshku në vajin e nxehtë dhe lerini të skuqen mirë. Mos u mërzitni nëse ju ngjiten me njëra-tjetrën, ato prapë kanë shije fantastike; Vendosini açuget e skuqura mbi një pjatë më letër kuzhine për të përthithur vajin e tepërt; Kur të gjithë filetot të jenë skuqur, përgatisni sallatën;Hidhni sipas rradhës, sallatën jeshile të copëtuar, qepën, ullinjtë dhe vetëm para servirjes shtoni vajin e sallatës që keni përgatitur më parë. Trazojeni mirë dhe shërbejeni bashkë me açuget dhe një gotë verë të bardhë;[/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading