Nespullat janë një frut I çuditshëm, kur janë në sezon dhe kur shitësit i korrin atëhere kur duhet ato janë edhe të ëmbla edhe të athëta njëkohësisht, por kur I korrin më shpejt seç duhet (si ato që unë bleva sot) janë më shumë të athëta sesa të ëmbla. E pra, pikërisht, bleva rreth dy kilogramë nespulla të cilat më qëlluan thuasje të gjitha të tharta dhe nuk dija se çfarë të bëja me to. Kështu mendova se po ti përdorja në një kek do dilnin shumë të mira (në fakt pjesën tjetër mendoj ta bëj reçel po kjo për një herë tjetër) dhe ashtu bëra. Rezultati? Thjesht fantastike. Jua këshilloj ta provoni pasi bëhej thjeshtë.
[lt_recipe name=”Kek me nespulla” servings=”6-8 persona” prep_time=”5M” cook_time=”35M” total_time=”40M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/05/kek-me-nespulla-1.jpg” ingredients=”Për brumin e kekut:;• 1 ¼ kupë miell;• ½ kupë sheqer;• 2 vezë;• ¼ kupë gjalpë të tretur;• ¼ kupë qumësht;• 1 ½ lugë çaji pluhur pjekës;Për nespullat:;• 400 gr nespulla të copëtuara;• 2 lugë gjelle sheqer;Për shtresën e sipërme:;• 1 lugë gjelle miell;• 1 lugë gjelle sheqer;• 1 lugë gjelle gjalpë të ftohtë;” ]Ndezim furrën në 220° C;Në një tas të vogël bashkojmë nespullat me sheqerin dhe I lëmë mënjanë;Marrim një tas ku hedhim përbërësit e shtresës së sipërme dhe I trazojmë me duar deri sa të bëhet kokrriza-kokrriza të vogla dhe e lëmë mënjanë edhe këtë; Në një enë qelqi rrahim vezët me sheqerin e më pas shtojmë gjalpin, qumështin dhe I rrahim mirë;Shtojmë miellin me pluhurin pjekës dhe I rrahim aq sa masa të bëhet kremoze;E hedhim brumin në një tavë me hapje anësore të cilën e kemi lyer me gjalpë e pak miell; E sheshojmë brumin me lugë dhe mbi të hedhim nespullat së bashku me lëngun që kanë lëshuar; Spërkasim përsipër edhe miellin e përgatitur më parë dhe sigurohemi që ta kemi spërkatur tërë sipërfaqen e brumit; Pjekim kekun në furrën e parangrohur për 35 minuta ose deri sa maja e thikës të dalë e pastër, pra që keku ka kulluar; Lëmë kekun të ftohet mirë përpara se ta heqim nga forma dhe ta presim për servirje;[/lt_recipe]
Leave a Reply