Kek me kungulleshka, qershi dhe arra

Jump to recipe

Si të përdorim perimet në ëmbëlsira? Kollaj, ne këtë Kek me kungulleshka, qershi dhe arra.

Më kishte shkuar mendja per nje kek të shpejtë këtë fundjavë dhe në frigorifer kisha pak gjëra. Ime bijë pasi e kuptoi që unë do bëja kek mu lut që të gjithë proçesin ta kryente ajo. Kështu, nxora gjithë produktet që kisha në plan të përdorja për kekun dhe ia vura para.

Kaq mjafton që ju ta kuptoni se receta është super e thjeshtë, pra për sa kohë mund ta bëjë një shtatë vjeçare mund ta bëni edhe ju ☺.

Të përdorësh perimet në receta që fëmijëve nuk u shkon mendja, është lëvizje e zgjuar. Ja psh, mund ti gatuani këto krepë me panxhar që janë shumë të bukura. Ose mund të bëni këto bukë me kungull dimëror. Por, besomëni, sapo ti jepni një fetë Kek me kungulleshka, qershi dhe arra, do i adhurojnë.

Është shumë e rëndësishme që të gjithë ne të konsumojmë shumë perime, dhe Shqipëria është vend që ka plot. Ndaj ti gatuash në mënyra të ndryshme, si të ëmbla apo edhe të kripura, nuk ju bëhen të mërzitshme. Një metodë e mirë e ruajtjes së perimeve, është dehidratimi i tyre. Pluhurin e perimeve të thara, më pas mund ta përdorni në çdo gatim. Në blog, keni dhe disa mënyra se si ti thajmë perimet.

 

2 Comments

  1. Une do preferoja vaj misri ne vend te luledielli. Kushdo mund te thote edhe vaj ulliri por per embelsira vaji farave ne fakt eshte dhe me i mire. Te misrit e preferoj sepse dhe me i lehte.

    1. Ne fakt nuk e kam perdorur shume vajin e misrit keto kohet e fundit. Mund ta tentoj njehere 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading