Pulë e mbushur me patate furre.

Kjo recetë është një nga ato që të “nderojnë” kur ke njerëz për drekë dhe do që ti mahnitësh. Kisha kaq shumë kohë që doja të bëja pulë të mbushur, por nuk dija se si mund ta qëroje nga kockat. Në YouTube gjeta disa video ku tregoheshin me detaje se si mund ta qëroje. Doja shumë ta bëja me foto hap pas hapi por e kisha të pamundur ta fotografoja gjithë procesin e pastrimit.
Pas kohës së nevojshme që do ju nevojitet për qërimin e pulës nga kockat (mua më zgjati rreth 15 minuta) pjesa tjetër bëhet gati për më pak se 10 minuta. Me kockat e pulës dhe qafën, mbushni një tenxhere plot me ujë dhe lereni të ziejë për gati 1 orë. Ky lëng do na shërbejë të përgatisim salcën shoqëruese dhe pjesën tjetër mund ta përdorni për supë, pilaf etj…

[lt_recipe name=”Pulë e mbushur me patate furre” servings=”4-6 persona” prep_time=”20M” cook_time=”1H 10M” total_time=”1H 30M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/04/pule-e-mbushur-12.jpg” ingredients=”Për pulën e mbushur:;• 1 pulë 2kg;• 200 gr mish të grirë;• 100 gr salçiçe e freskët;• 1 lugë çaji pluhur qepe;• 1 lugë çaji pluhur hudhre;• 1 lugë çaji piper të kuq;• 1 lugë çaji kripë;• 1 tufë majdanoz të grirë;• 15 kokrra ullinj të mbushur me spec;• 3 lugë gjelle peksimadhe (galetë);• 1 tufë rozmarinë;• 1 kg patate të qëruara dhe të ndara në gjysëm;• 1 lugë gjelle gjalpë;;Për salcën shoqëruese:;• 1 lugë gjelle miell;• 1 lugë çaji pluhur hudhre;• 2 lugë gjelle mustardë ;• 1 lugë gjelle uthull rrushi;• 500ml lëng pulë ( nga kockat);• 1 lugë çaji kripë (ose më pak në bazë të shijeve tuaja);” ]Ngrohni furrën në 200ºC; Pasi të keni pastruar pulën nga kockat, kriposeni pak dhe hapeni mirë që ta përgatisni për mbushjen; Në një tas të madh qelqi bashkoni mishin e grirë, salçiçen, erëzat, peksimadhen, majdanozin dhe ullinjtë kokërr;Mbushni pulën si në foto dhe paloseni që të mbani mbushjen brenda. Fiksojeni me disa kunja dhëmbësh para se ta lidhni me spango; Lidheni mirë me spango, fiksoni një degëz romarinë dhe vendosni disa toptha gjalpë sipër saj si në foto. Sistemojeni pulën e mbushur në një tavë dhe anash saj shtoni patatet. Kriposini mirë patatet dhe shtoni pak vaj ulliri. Piqeni tavën në furrë për gati 1.5 orë, duke e kthyer pulën në krahun tjetër në gjysmën e kohës;Pasi pula të jetë thekërisur, hiqeni nga tava dhe vendoseni në pjatën e servirjes që të rishpërndahen lengjet përbrenda, hiqni dhe patatet dhe në tavën e pjekjes (aty ku ka lëshuar lëngjet pula) shtoni miellin, erezat, mustardën,uthullën dhe trazojeni mirë. Shtoni lëngun e pulës dhe rifuteni tavën në furrë që të trashet lëngu. Trazojeni herë pas here që të bëhet kremoze; Për ta servirur, prisni pulën në feta, vendoseni në pjatë bashkë me disa patate në anë të pjatës dhe sipër pulës shtoni disa lugë nga salca shoqëruese mbi mish. [/lt_recipe]

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading