Siç ju kisha premtuar këtu, këtë pranverë do ju prezantoja me koleget e mia blogere ushqimi. Sot, dua t’ju prezantoj Ejonën ose siç e njihni ndryshe Mandarina. Ajo ka qënë këshilltarja ime përgjatë gjithë jetës time si blogere ushqimi. E kam përmendur Ejonën shpesh nëpër postimet e mia dhe ndoshta mund ta keni krijuar një ide se sa e vlerësoj unë atë.
Njoftim: Bake My Day Happy nuk është përgjegjëse në asnjë rrethanë për ndonjë neps të orëve të vona që mund t’ju kapë duke lexuar këtë post☺☺☺☺
Dhe tani që e nxora këtë siklet ☺, po ju lë në shoqërinë e Mandarina. Shijojeni!
————————————————————–
Përshëndetje të gjithëve, unë jam Ejona, vajza pas blogut Mandarina, dhe jam shumë e lumtur të jem “Bake my day happy” për një ditë. Rreth 1 muaj më parë Nevila më ftoi që të përgatisja një recetë për blogun e saj, e mu desh pak kohë të gjeja të duhurën.
Fillova të mendoj pasi duhet të gjeja dicka shumë të veçantë e të shijshme sikurse gjithë recetat në blogun e saj. Ajo pëlqen shumë frutat e thata dhe erëzat, si dhe të eksperimentoj me gatime nga vende të ndryshme. Pra, receta duhet të ishte diçka që përfshin këto tre element, por çfarë…. Nuk ishte aq e thjeshte ☺ ende nuk e dija çfarë do krijoja deri sa një ditë u takuam në një degustim çaji në Teaspot Tirana, ku përveç shumëllojshmërisë së çajrave gjeta edhe erëza si dhe gonxhe të thara trëndafili me një aromë fantastike. Në momentin e parë që i pashë e dija që receta që do përgatisja për Nevilën do kishte petale trëndafili dhe fëstëk. Mendova të përgatisja një kek, ose role, por të dyja kishim receta të ngjashme në blogjet tona.
Po sikur të përgatisja disa kopsa çokollate me fëstëk dhe petale trëndafili? Janë të vogla sa një ose dy kafshata, kaq të lezetshme e të shijshme, përgatiten me pak përbërës dhe në pak kohë dhe do qëndronin shumë bukur përkrahë ëmbëlsirave të Nevilës në festat e gëzimet tuaja. Jam e lumtur dhe e nderuar të jem “Bake my day happy” për një ditë. Uroj ta pëlqeni recetën dhe të keni shijuar bisedën së bashku.
[lt_recipe name=”Kopsa çokollate me fëstëk dhe petale trëndafili” servings=”Shumë ” prep_time=”5M” cook_time=”5M” total_time=”10M” difficulty=”E thjeshtë” summary=”Unë zgjodha fëstëk dhe petale trëndafili, por ju mund të luani me përbërësit si të dëshironi: bajamet, arrat, farat e susamit, kajsitë e thara, fiqtë e thatë etj. ” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/04/processed-with-vsco-with-hb1-preset-4.jpg” ingredients=”• 100 g çokollatë e bardhë;• 100 g çokollatë e zezë;• 3-5 trëndafila të vegjël të tharë;• Një dorë fëstëk ;” ]Përgatisni një tepsi me letër kuzhine, në mënyrë që çokollata të shkëputet sa më lehtë pasi të ftohet. ;Shkrini çokollatën e bardhë në banjo-mari;Shpërndani cokollatën mbi letrën e gatimit, pak a shumë 1 lugë çaji cokollatë të shkrirë për çdo kops çokollate;Shtojini sipër petale trëndafili dhe fëstëk të copëzuar ndërkohë që çokollata është ende e shkrirë.Përsërisni të njëjtin proçes për çokollatën e zezë;Vendoseni tepsinë në frigorifer që çokollata të ngurtësohet plotësisht;[/lt_recipe]
Leave a Reply