BonBon Taste në kuzhinën time

Kur fillova rrugëtimin tim si blogere ushqimi nuk mendoja se do të takohesha dhe me disa vajza fantastike, frymezuese dhe kaq punëtore. Kam ndarë me to shumë receta, ide dhe këshilla, si edhe mesazhe të orëve të vona, por kurrë për asnjë çast nuk I kam konsideruar ato si “Konkurrencën time”.
Këtë pranverë, ju do të keni shansin të njiheni me to (dhe t’I ndiqni edhe në rrjete sociale nëse nuk e keni bërë ende) si mysafire në blogun tim.
Kështu që Zonja dhe Zotërinj, unë po bëj mënjanë për sot duke I lënë vendin (dhe blogun) Valbonës, mendjes gjeniale pas blogut BonBon Taste

…………………………………………………….

Përshëndetje nga Bonbon Taste

Në fillim të muajit Mars, Nevila, autore e blogut të ushqimit “Bake my Day Happy” më kërkoi që unë, Bonbon Taste të postoja një recetë timen në blogun e saj. Ideja ishte e re ☺ dhe e pranova me kusht që dhe Nevila të vinte me një recetë të saj në blogun tim.

Për t’ju drejtuar lexuesve të Bake My Day Happy më qëlloi rastësisht të përzgjidhja një recetë që padyshim mban vulën Bonbon Taste, se është e tëra e krijuar nga unë, ato krijime që ndodhin në 11 të darkës, kur ti i thua vetes do çohem patjetër të bëj një kek, me çfarë të më gjendet në shtëpi. Ky është rasti.

Unë “me zor” e pëlqej kekun me kakao për dy arsye, e para sepse duhet të kem kakao cilësor që ta bëj një kek të tillë dhe së dyti nga që asgjë nuk ka më mirë se një kek më çokollatë, preferoj të bëj më shpesh ketë të dytin.

Por, ndonjëherë këto gatimet e orëve të vona nga hiçi dalin shumë të mira ☺ dhe këtë e vërtetova të nesërmen kur keku vazhdonte të ishte i butë dhe mjaft aromatik. Ndaj u ula të shkruaj përbërësit që ta ribëja.

Meqë jemi tek blogu i Nevilës po ju them që në familjen tonë historikisht sa herë bëhet keku me karrotë që është specialiteti i familjes tonë, bëhet dhe një kek më çokollatë që shoqëron kekun me karrotë. Tashmë vendin e kekut me çokollatë e zuri keku me kakao dhe portokalle i Bonbon ☺.

Kakaon që përdor në shtëpi e blej tek Neranxi. Derimë tani më ka rezultuar kakaoja më e mirë se ajo që gjej në supërmarkete, e errët dhe “bitter” siç duhet, ndaj do ju sugjeroja të përdorni këtë kakao, të paktën për recetën time (vetëm nëse keni një cilësi akoma më të mirë në shtëpi). Nuk kam ndonjë preferencë të madhe ndaj dyqanit në fjalë, por disa produkte ende i marr aty.

Receta më poshtë, shoqëruar me fotot përkatëse ☺

[lt_recipe name=”Kek me kakao dhe portokalle sipas Bonbon Taste” servings=”8 Racione” prep_time=”18M” cook_time=”25M” total_time=”33M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/03/kek-me-coko.jpg” ingredients=”• 80 gr gjalp;• 100 gr sheqer;• 2 vezë;• 4 lugë gjelle kakao ;• 1 lugë çaji nescafe;• 2 lugë gjelle lëkurë portokalli i grirë;• 100 ml qumësht;• 1 lugë gjelle uthull molle;• 1 pako pluhur pjekës;• 250 gr miell;• 50 gr copa të vogla çokollatë ;• 5-6 copë luleshtrydhe për dekorim ;” ]Në një enë vendosim gjalpin dhe e tresim atë në mikrovalë; Me rrahës elektrik, ose rrahës të thjeshtë filloni të rrihni gjalpin e shkrirë me sheqerin;Shtoni vezët një nga një, qumështin, kakaon, neskafenë (e cila ndihmon në forcimin e shijes së kakaos), uthullën e mollës (e cila do ndihmojë që keku të jetë edhe më i shkrifët. Mos kini merak se aroma e uthullës nuk do ndihet fare pas pjekjes), miellin dhe pluhurin pjekës;Në fund shtojmë lëkurat e portokallit. Unë sot i shtova lëkurë portokalli të karamelizuar dhe të tharë, por ju mund t’i shtoni lëkurat e grira të dy portokalleve. Më besoni që diferenca nga një kek i zakonshëm me kakao është dhe aroma e portokallit;;Ndërkohë që shtoni përbërësit një nga një do vazhdoni dhe përzierjen e tyre. Masa është gati. Hidheni masën e kekut në një tepsi të lyer më parë me gjalp dhe hidhni sipër copat e vogla të çokollatës si në foto;Vendoseni kekun për të pjekur në furrë të ngrohur më parë, për 20-25 minuta. Do e kuptoni se keku do fillojë të cahet pak në sipërfaqe. Dekorojeni me luleshtrydhe apo pluhur sheqeri sipas dëshirës;Më poshtë shijoni fotot e kekut, bashke më kekun me karrotë.Ju bëftë mirë.;[/lt_recipe]

Ishte kënaqësi ta postoja këtë recetë për ju. Kush do të provojë dhe shijet BonBon, përvec shijes që gjen tek ky Blog më trokisni në:

Web: http://bonbontaste.blogspot.al/

Instagram: https://www.instagram.com/Bonbon_Taste

Facebook Page: https://www.facebook.com/BonBonTaste

Faleminderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading