Para 5-6 vitesh ishim në një udhëtim në Stamboll, dmth im shoq ishte për punë dhe unë I vajta nga mbrapa për qejf ☺. Udhëtimi ishte fantastik sepse ata që na kishin ftuar ishin kujdesur që ne të shijonim gatimet më të mira të Stambollit. Një natë prej tyre ishte pikërisht në një restorant me gatime tradicionale turke. Fatkeqësisht nuk e mbaj mend emrin e restorantit, por mbaj mend ato pjatat super që shijuam. Një ndër to ishte edhe Mercimek Köftesi (që do të thotë qofte me thjerrëza të kuqe). Menyra se si I shoqëronin ishte edhe me fantastike, duhet të merrje një fletë sallatë ku të vendosje qoften, të shtrydhje pak limon përsipër e ta shijoje gjithë qejf. Që nga ai moment, qoftet me thjerrëza u bënë një pjatë e zakonshme në familjen tonë.
[lt_recipe name=”Qofte me thjerrëza të kuqe dhe bulgur të imët” servings=”4 persona” prep_time=”5M” cook_time=”10M” total_time=”15M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/03/qofte-7.jpg” ingredients=”• 1 kupë thjerrëza të kuqe;• 1 kupë bulgur të imët;• 2-3 kupa ujë;• 3 qepë të njoma;• 2 lugë gjelle salcë domateje koncentrat;• 3 lugë çaji kumin I bluar;• 1 lugë çaji kripë;• 2 lugë çaji piper I kuq djegës ;• 2 lugë gjelle ujë;• 3 lugë gjelle vaj ulliri;• 1 kokërr limon në feta të trasha;• Fletë sallate jeshile ( aq sa qofte do ju dalin në fund);” ]Në një tenxhere të vogël hedhim thjerrëzat e kuqe (pasi ti kemi shpëlarë) dhe 2 kupat e ujit. E vëmë në zjarr të ulët të vlojnë për gati 7- 8 minuta. Nëse fillojnë ta pine ujin dhe janë ende të forta shtoni edhe pak ujë (duke përdorur si masë lugën e gjellës); Ndërkohë që thjerrzat ziejnë, pregatisim salcën. Presim qepën e njomë në copëza dhe e hedhim në një tigan ku kemi hedhur vajin e ullirit. I japim një skuqje të lehtë dhe më pas shtojmë me rradhë, kuminin, piperin e kuq, kripën, salcën koncentrat dhe ujin. I japim një valë shumë të shpejtë, rreth 1 minutë dhe e fikim; Ndërkohë kalojmë te thjerrëzat. Kur të ketë mbetur fare pak ujë, fikim zjarrin dhe hedhim bulgurin e imët. E trazojmë mirë dhe e lëmë që bulguri të përthithë ujin e mbetur; Shtojmë më pas salcën e përgatitur tek thjerrëzat dhe e trazojmë mirë. Me duart e lagura paksa me ujë, marrim pak nga masa dhe e shtrengojmë me duar në mënyrë që të marrin formën e gishtave si në foto. I vendosim qoftet mbi gjethet e sallatës duke u kujdesur që secila qofte të ketë fletën e saj; E servirim bashkë me disa feta limoni.;;;;[/lt_recipe]
Leave a Reply