Sot po ju propozoj një ide të veçantë për drekë. Edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në pranverë, jashtë vazhdon të jetë ftohtë. Si rrallë ndonjëherë në Tiranë ra borë për 3 ditë.
E meqë ende kemi nevojë të hamë një drekë të ngrohtë, po ju këshilloj një lakër të mbushur. Idealja do të ishte që të gjenit një lakër Korçe që është e shkrifët dhe ëmbëltohet shumë gjatë gatimit. Megjithatë çdo lakër që mund të gjeni treg bën punë. Jam munduar të xhiroj një video të shkurtër se si mund ta mbushni lakrën (ju kërkoj ndjesë për tenxheren e gizës e cila është pak e ciflosur, por e dua kaq shumë sa nuk mund ta hedh; fatkeqësisht kjo është cilësia që gjejmë këtu në Shqipëri).
Lakër e mbushur me mish të grirë dhe erëza
Përbërësit
- 🔹 1 lakër 1.5kg
- 🔹 500gr mish të grirë lope
- 🔹 3 lugë gjellë piper I kuq jo djegës
- 🔹 3 lugë çaji pluhur qepe
- 🔹 1 lugë çaji pluhur hudhre
- 🔹 1 lugë piper të zi
- 🔹 6 lugë gjelle melasë shege
- 🔹 2 lugë çaji kripë
- 🔹 3 gjethe dafine
- 🔹 1 kupë ujë + ¼ kupë
- 🔹 3 lugë gjelle uthull rrushi
Instructions
- Vendosim lakrën (kërcelli duhet të jetë poshtë) në një tenxhere të thellë dhe I hedhim gotën e ujit. I japim një valë rreth 10 minuta
- E heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet mirë. Ujin e zierjes mos e hidhni por lereni në tenxhere
- Ndërkohë, hedhim erëzat dhe melasën e shegës tek mishi I grirë dhe e përziejmë mire
- Me një thikë shumë të mprehtë I presim gjithë kërcellin lakrës (kjo do bëjë të mundur të ndahen mire fletat)
- Hapim me kujdes fletat e lakrës dhe I mbushim me mishin një e nga një sa me thellë që të mundeni
- Pasi ta kemi mbushur, e vëmë kokë poshtë në texhere, shtojmë uthullën, gjethet e dafinës dhe I hedhim ¼ kupë ujë e pak kripë
- E ziejmë lakrën për gati 15 minuta ose deri sa lakra të jetë zbutur dhe e fikim sobën
- E servirim duke e prerë në feta dhe kur është ende e ngrohtë
Leave a Reply