Unë kam një dobësi të veçantë për kuzhinën meksikane. Me këtë shprehje e di që po përsëris veten pasi e kam shkruar kudo këtë fiksim timin, si për shembull këtu, këtu dhe këtu, por edhe këtu e këtu (dhe do shkruaj akoma në të ardhmen) .
Sot ama do ju shkruaj për një tavë me enchiladas që nuk janë asgjë tjetër veçse pite misri të mbushura me gjëra të shijshmë dhe të vendosura në furrë për disa minuta.
Versioni që unë po ju shkruaj është jo vegjetarian, por sipas dëshirës/dietës tuaj mund ta personalizoni e ta ktheni në vegjetarian apo edhe vegan nëse nuk do përdorni mish apo salcën ranch.
[lt_recipe name=”Enchiladas, një gatim meksikan që duhet provuar” servings=”4 persona” prep_time=”5M” cook_time=”15M” total_time=”20M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/02/enchiladas-3.jpg” ingredients=”• 8 pite tortija misri;• 2 lugë gjelle vaj ulliri;• 2 kokrra qepë;• 1 spec I kuq;• 1 fileto gici (rreth 150gr);• 1 tufë koriandër I freskët;• 2 lugë gjellë erëza për takos;• ½ kanaçe domate të qëruara;• ½ kupë ujë;• 1 kupë salcë ranch;• 6-7 rrepka të vogla;• ½ kokrre limon;• 1 kupë djathë çedar të grirë;• Salcë sriracha (opsionale);” ]Ngrohni furrën në 180◦C; Filloni përgatitjen duke prerë në shirita qepën, specin dhe rrepkat e vogla; Në një tigan të thellë hidhni vajin e ullirit dhe kur të nxehet skuqni fileton e gicit nga të dyja anët deri sa të piqet mirë; Hiqeni mishin dhe lereni të pushojë, ndërkohë në të njëjtin tigan hidhni qepët dhe skuqini sa të karamelizohen e më pas shtoni edhe specin e kuq. Pasi speci të jetë zbutur, zbraseni tiganin në të njëjtën pjatë ku keni mishin dhe rivendosni tiganin në zjarr; Salcën me domatet e qëruara hidheni në tigan dhe me ndihmën e lugës shtypini paksa që të copëtohen, shtoni erëzat dhe vazhdoni trazimin e salcës. Rregullojeni me kripë sipas dëshirës dhe më pas grijeni salcën me ndihmën e një mixeri që zhytet; Presim fileton e gicit në shirita të hollë e më pas vijojmë me bashkimin e tavës duke mbushur pitet një nga një. Në secilën do hedhim sipas rradhës një lugë gjelle nga miksi qepë-speca, disa shirita mish, një lugë gjelle djathë çedar të grirë dhe një lugë çaji salcë ranch. E mbështjellim dhe e vendosim për së gjati në tavë; Përsërisim hapin më lart derisa të gjithë pitet të kenë mbaruar, por bëni kujdes që të ruani 2 lugë gjelle djathë çedar për t’ia hedhur sipër tavës;Pasi të kemi mbaruar me pitet, I mbulojmë mirë të gjitha me salcën e domates dhe I spërkasim djathin e lënë mënjanë. I pjekim në furrë për 10 minuta (kohën e mjaftueshmë që djathi të shkrijë) dhe më pas e heqim nga furra. E spërkasim me korianderin e freskët dhe disa spërkatje me salcën ranch; Rrepkat që premë në fillim, I hedhim në një tas të vogël, I spërkasim me kripë e lëng limoni dhe pak koriandër të grirë. Këto do të shoqërojnë enchiladat. [/lt_recipe]
Leave a Reply