Pretzel të butë me salcë djathi çedar.

E kam shprehur shumë herë që më pëlqejnë brumrat, besoj se edhe shumicës së njerëzve u pëlqejnë. Një ndër të preferuarat e mia janë edhe pretzel-at e butë me salcë djathi.

Edhe pse kërkojnë pak kohë për t’u gatuar (dhe kjo për shkak se është brumë me maja birre), ju siguroj që një herë t’i provoni , do të doni t’i gatuani më shpesh.

Unë kam përdorur djathë çedar (Cheddar) për salcën, ky është një djathë i ngjeshur dhe i fortë në shije, por ende nuk kam gjetur një zëvëndësues. Mendoj se mund të përdorni edhe djathin Guda dhe ta kombinoni së bashku me një trekëndësh djathë bebe, ky i fundit i jep shumë kremozitet.

Të tre llojet e miellit që unë kam përdorur i gjeni lehtësisht në supermarket.

[lt_recipe name=”Pretzel të butë me salcë djathi çedar.” servings=”4 persona” prep_time=”1H15M” cook_time=”25M” total_time=”1H40M” difficulty=”Mesatare” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/01/soft-pretzel3.jpg” ingredients=”Për brumin e pretzel:;• 230gr miell manitoba;• 120g miell gruri semola i imët;• 150g miell normal;• 2 lugë gjelle vaj ulliri;• 2 lugë çaji maja;• 2 lugë gjelle sheqer;• 300 ml ujë të vakët;• 1 kokërr vezë për lyerje;Për ujin e zierjes:;• ¼ kupë sodë buke;• 4 kupa ujë;Për salcën e djathit:;• 1 kupë djathë çedar i grirë;• 1 lugë gjelle miell;• 2 luge gjelle gjalpë;• 1 kupë qumësht;• Pak kripë;” ]Përgatisim brumin duke përzier të gjithë përbërësit në një tas të madh dhe pasi brumi të jetë lidhur, punojeni mirë me duar për gati 7 minuta (shikoni orën që të jeni të saktë). Kush ka pajisjen e bukës mund të përdorë opsionin për brumë;E mbulojmë brumin me qese transparente dhe e lëmë të vijë për gati 1 orë ose deri sa të ketë dyfishuar volumin. Gjatë kësaj kohe pastroni vendin nga rrëmuja e bërë ; Ngrohim furrën në 180 gradë C; Pasi brumi të ketë ardhur, vëmë ujin të vlojë në një tenxhere të madhe;Ndajmë brumin në katër pjesë dhe secilës prej tyre I japim një formë tubi (litari) me trashësi 4cm. Marrim një thikë të mprehtë dhe e presim brumin në copëza me madhesi 4 cm (këto copëza ngjajnë me disa mini jastëkë të butë pasi priten );Pasi uji të ketë vluar hedhim sodën e bukës. Marrim rreth 15 pretzel dhe I hedhim ne ujë që të zihen. I lëmë për gati 5 minuta. Do vëreni që do fryhen gjatë zierjes; I heqim nga tenxherja me ndihmën e një lopatëze me vrima duke u kujdesur për t’i kulluar mirë nga uji dhe I vendosim mbi një tepsi të veshur me letër pjekje;Përsërisim procesin e zierjes deri sa të mbarojnë të tërë copëzat e brumit; Sistemojini mirë pretzel-at e zier në dy tava duke lënë pak hapësirë midis, I lyejmë me vezën e rrahur dhe I pjekim ne furrën ngrohtë për gati 20-25 minuta ose deri sa të kenë marrë ngjyrë kafe të florinjtë; Ndërkohë që pretzels piqen, përgatisim salcën e djathit. Skuqim gjalpin dhe miellin në një tenxhere të vogël për gati 2 minuta. Shtojmë qumështin dhe e lëmë të vlojë duke e trazuar gradualisht deri sa salca të trashet. Kur salca të jetë trashur (ngjan pak me beshamelin) e fikim zjarrin dhe I hedhim djathin e grirë. E trazojmë vazhdimisht deri sa djathi të tretet. Kujdes! Zjarri duhet të fiket kur I hedhim djathin pasi në të kundërt salca pritet. Mos kini merak, nxehtësia e salces do ta shkrijë djathin plotësisht; Pasi pretzel-at të jenë pjekur transferojini në një tas të madh dhe servirini bashkë me salcën e ngrohtë.[/lt_recipe]

 

This slideshow requires JavaScript.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading