U bë një kohë e gjatë që nuk kam postuar në blog. Nuk e kam harruar jo, por thjesht kam qënë shumë e zënë dhe për më tepër m’u prish edhe kompjuteri 🙁
Meqënëse tashmë jam sërisht këtu dua ta nis këtë vit duke ndarë me ju recetat e disa ëmbëlsirave të cilat gjatë muajit Dhjetor jane prezantuar edhe tek shtëpiza e Krishtlindjeve ne Sheshin Skënderbej.
Dhe jo me kot e nisa me ëmbëlsirat, kështu dua uroj që ky vit të nisë vetëm me gjëra të ëmbla për secilin prej jush.
Sot do ndaj me ju recetën e një krijimi të momentit të fundit , kur pashë që në shtëpi nuk kisha dhe aq shumë përbërës.
Do ju këshilloja në rradhë të parë të përgatisni karamelin, të cilin mund ta ruani më pas në një kavanoz hermetik, gjithmonë nëse nuk e mbaroni me lugë të gjithin 🙂
[lt_recipe name=”Katrorë me drithra, karamel dhe çokollatë” servings=”12 katrorë ” prep_time=”5M” cook_time=”20M” total_time=”25M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2018/01/kek-me-karamel-dhe-tershere.jpg” ingredients=”; Për kekun : ;• ½ kupë Karamel;• 70gr gjalpë në temperaturë ambjenti;• 2 vezë;• ½ kupë sheqer kaf;• ½ kupë sheqer I bardhë;• 1 kupë tërshërë;• 1 ¾ kupë miell;• ½ lugë çaji pluhur pjekës;• 1 lugë çaji amaro disaronno (opsionale);• ½ lugë çaji kripë;; Për karamelin : ;;• 120gr gjalpë ;• 1 kanaçe qumësht I kondensuar;• 120 gr sheqer;• Aromë vanilje (opsionale);; Për shtresën e sipërme: ;• 60gr gjalpë ;• ¾ kupë miell;• 1 kupë tërshërë;• ¼ kupë sheqer kaf;• ¼ lugë çaji pluhur pjekës;• ¼ kupë çokollatë në formë pik loti;;;” ]Ngrohim furrën në 180 gradë C; Në një tas të madh qelqi bashkojmë gjalpin e butë në temperaturë ambjenti me vezët dhe sheqerin kaf e të bardhë duke I rrahur me një mixer dore;Shtojmë amaron, miellin, tërshërën, pluhurin pjekës, kripën dhe I trazojmë sa të miksohen mirë; Shtrojmë një tavë me përmasa 25x25cm me letër pjekje dhe hedhim brumin e kekut në të. Mos u shqetësoni nëse del pak I ngjeshur si brumë, ngjan më tepër me brumin e biskotave. Me ndihmën e spatulës e shtojmë njëtrajtësisht në tavë dhe e vendosim të piqet për gati 15 minuta;Ndërkohë që keku piqet, përgatisim karamelin;Hedhim në një tenxhere të vogël sheqerin e bardhë dhe e lëmë sa të karamelizohet. Shtojmë gjalpin dhe e trazojmë shpejt. Hedhim më pas edhe kanaçen e qumështit të kondensuar, aromën e vaniljes dhe e trazojmë me ngadalë. E lëmë karamelin të vlojë për pak minuta sa të trashet dhe të fillojë të shkëputet pak masa nga tenxherja;Marrim përbërësit e shtresës së sipërme dhe I hedhim në një tas të vogël. I trazojmë me duar sa të bashkohen te gjitha dhe masa të jetë bërë e thërrmueshme;Nxjerrim kekun nga furra, e spërkasim mirë me karamel dhe me ndihmën e duarve spërkasim sipër përzierjen e shtresës së sipërme;E rikthejme në furrë dhe e lëmë të piqet edhe për gati 5-7 minuta sa shtresa e siperme e kekut të ketë marrë ngjyrë të artë të çelët; Pasi keku të jetë ftohur mirë, priteni në katrorë duke u kujdesur që thikën ta fusni vazhdimisht në ujë të nxehtë, kështu pritet më kollaj dhe brumi nuk do të ngjisë në anët e saj[/lt_recipe]
Leave a Reply