Ushqimi i drekës për në shkollë-Java e tretë

Dita 1

Salçiçe të veshura, salcë ranch, 1/2 nektarinë

Për salçiçet:

Sasia: për 2 persona

  • ½ petë sfoliatë nga ato të ngrirat
  • 1 kupë kaçkavall të grirë
  • 2 mini salçiçe
  1. Ngrohni furrën në 200° C.
  2. Ndani petën sfoliatë në katër katrorë me përmasa 12 x 12 cm.
  3. Vendosi nga një salçiçe në secilin katror dhe shtoni përsipër djathin e grirë.
  4. Rrotullojeni petën me kujdes dhe vendoseni në tepsi. Përsëriteni këtë proçes dhe me 3 petat e mbetura
  5. Piqini në furrën e ngrohur për 15 minuta ose deri sa të kenë marrë ngjyrë kafe të lehtë.
  6. Lerini të ftohen mirë para se ti fusni në kutinë e ushqimit.

Shtoni në kuti 2 lugë gjelle nga salca ranch (përdorni këtë  recetë). Nëse kutia e ushqimit nuk ka vend të veçantë për salcat, vendoseni salcën në një enë të vogël me kapak.

Shtoni në kuti edhe ½ nektarinë në feta. Vendoseni kutinë e ushqimit në frigorifer deri në mëngjes.

This slideshow requires JavaScript.

Dita 2

Sushi vegjetarian, avokado në feta dhe një    banane

Për sushin:

Sasia për 3 persona

  • 1 kupë oriz kokërr vogël
  • 1 lugë gjelle uthull orizi ose molle
  • 1 lugë çaji sheqer
  • ¾ lugë çaji
  • 2 fleta nori
  • ½ avokado,  në feta
  • ½ karrotë në fije të holla
  • Dusa gjethe sallatë
  1. Përgatiteni orizin e sushit sipas kësaj  recete.
  2. Vendosni petën nori sipër tapetit të bambusë (si në foto) dhe vendosni gjysmën e orizit. Lagni duart dhe shtrojeni orizin me kujdes në tërë sipërfaqen e fletës nori.
  3. Sistemini gjysmën e fijeve të karrotave dhe avokados dhe rrotullojeni fort.
  4. Priteni me thikë të mprehtë në copëza me trashësi 5-6cm dhe sistemiheni në kutinë e ushqimit. Copëtoni trashë fetat e sallatës dhe vendosini në kuti. Shtoni dhe ca feta avokado të spërkatura me kripë e limon.
  5. Paketoni pak salcë soje (opsionale) në një enë të vogël që fëmija juaj ta lyejë

Kutinë e ushqimit ruajeni në frigorifer deri në mëngjes.Vendosni gjithashtu një banane në çantën e ushqimit.

This slideshow requires JavaScript.

Dita 3

Sallatë me makarona, një copë çokollatë

Sasia për 2 persona

Sallata me makarona është një ide e mirë që fëmijët të hanë perime, se përsa i përket makaronave të gjithë i hanë 😂.

  • 1 kupë makarona të vogla (tip flutura)
  • ½ kupë domate qershi të prera
  • ½ kupë kastravec i prerë
  • ½ kupë kungulleshka të prera
  • ½ kupë mocarela të prera
  • 1lugë gjelle vaj ulliri
  • Disa gjethe borzilok
  • Pak majdanoz
  • kripë
  1. Zieni makaronat sipas kohës së përcaktuar në kuti dhe shpëlajini në ujë të ftohtë.
  2. Ndërkohë që makaronat ziejnë, marinoni perimet dhe mocarelën me vaj ulliri dhe erëzat (borzilok & majdanoz)
  3. Shtoni makaronat tek perimet dhe përziejini mirë.
  4. Ndajeni sallatën midis dy kutive të ushqimit dhe vendosini kutitë në frigorifer deri në mëngjes.

Në mëngjes futini fëmijëve nga një kub çokollatë, si për ti llastuar paksa 😊

Dita 4

Tost me proshutë, sallatë jeshile dhe kumbulla

  • 2 feta bukë
  • 1 lugë gjelle majonezë
  • 1 fetë djathë pice
  • 2 fleta sallatë jeshile
  • 1 fetë proshutë e pjekur gici

Lyeni fetat e bukës me majonezë, shtoni djathin, proshutën, sallatën  dhe vendosni fetën tjetër të bukës. Mbështilleni tostin me letër transparente dhe vendoseni në kutinë e ushqimit.

Në mëngjes shtoni disa kokrra kumbulla në.çantën e ushqimit.

Dita 5

Sallatë me patate dhe ton, një kokërr dardhë

Sasia për 2 persona

  • 2 patate mesatare të qëruara dhe të prera në kuba me 5cm trashësi.
  • 1 lugë gjelle majonezë
  • 1 tufë majdanoz të grirë
  • 1 kanaçe ton në vaj ulliri
  • Pak lëng limoni
  1. Ziejini patatet në ujë me kripë deri sa të zbuten. Kullojini dhe lerini mënjanë.
  2. Në një tas të vogël trazoni majonezën, lëngun e limonit, tonin me gjithë vaj dhe majdanozin. Trazojini mirë me pirun
  3. Shtoni salcën tek patatet dhe trazojini me kujdes që mos dëmtoni patatet.
  4. Ndajeni sallatën midis 2 kutive të ushqimit dhe ruajeni në frigorifer.

Në mëngjes shtoni një kokërr dardhë në çantën e ushqimit.

Këshillë: sallatat mund të përgatiten edhe 2-3 ditë më përpara, mjafton që ti mbani në frigorifer në kuti të mbyllura mirë. Kjo mënyrë bën që aromat të bashkohen mirë dhe sallatat të bëhen më të shijshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading