Ushqimi i drekës për në shkollë-Java e dytë

Këtë javë filloi shkolla dhe shumë fëmijë u ulën në bankat e shkollës, kush një vit më i madh e kush u ul për herë të parë.

Me këtë postim hapet edhe sezoni im i drekave për të marrë me vete në shkollë. E nis me javën e dytë pasi kjo e para iku si iku ☺.

Kështu, siç ju kisha premtuar, çdo të shtunë do të postoj 5 ide të reja që mund tu referoheni edhe për tia përgatitur fëmijëve tuaj.

Këshilla ime kryesore është të uleni me fëmijët tuaj e ta diskutoni listën e gatimeve paraprakisht. Do të habiteshit sa sa ide mund t’ju japin dhe ata.

Kombinimet e mëposhtme janë sipas shijeve të fëmijëve të mi. Uroj që të pëlqehen edhe nga fëmijët tuaj.

Suksese fëmijëve dhe me krahë të lehta prindërve (përfshirë dhe mua) 😂😂😂.

sasia: 1 person

Dita 1

Sanduiç, disa kokrra rrush, disa shkopa kastraveci

This slideshow requires JavaScript.

Për sanduiçin:

  • 1 panine e vogël
  • 1 lugë çaji majonezë
  • 1 fletë proshutë pule
  • 1 fletë djathë emmental
  • 1 fletë sallatë jeshile ose rukola

Pasi ta përgatisni sanduiçin, mbështilleni me qese cellofani dhe vendoseni në kutinë e ushqimit

Përveç sanduiçit shtoni në kuti disa kokrrat e rrushit dhe disa shkopa kastraveci. Vendoseni kutinë e ushqimit në frigorifer deri në mëngjes.

Dita 2

“Gishta” pule, feta molle dhe 1/2 miser të zier

  • 1 fileto pule e prerë në shirita
  • 1 vezë e rrahur
  • 3 lugë gjelle miell
  • 5 lugë gjelle bukë të grirë
  • Vaj luledielli për skuqje

Kriposni pulën, kalojeni në miell, pastaj në vezë dhe në fund në thërrimet e bukës. Përsëriteni proçesin 2 herë. Skuqini shiritat e pulës dhe vendosini mbi picetë letre që të përthithë yndyrën e tepërt.

Vendosni gishtat e pulës në kutinë e ushqimit.

Shtoni në kuti feta molle dhe 1/2 misër të zier ose ndonjë perime tjetër sipas mundësisë.Vendoseni kutinë e ushqimit në frigorifer deri në mëngjes.

Dita 3

Role me banane dhe gjalpë kikiriku, shkopa karrotash të marinuara me kripë & limon, feta djathi

This slideshow requires JavaScript.

Merrni 1 pite tortija, lyejeni hollë me 2 lugë çaji gjalpë kikiriku, vendosni bananen dhe rrotullojeni mirë piten. Priteni në role të trasha 5 cm. Sistemojini mirë në kutinë e ushqimit. Prisni disa copëza djathë të shijshëm dhe disa shkopa karrotash të spërkatura me pak kripë & limon, ose mund të vendosni disa shkopa kastraveci dhe speci. Vendoseni kutinë e ushqimit në frigorifer deri në mëngjes.

Dita 4

Tost I thjeshtë, sallatë jeshile dhe disa kokrra hide (ose xinxife)

  • 2 feta buke
  • 1 fetë djathë të bardhë
  • 2 shirita spec të kuq
  • 1 fletë proshutë gici

Merrni 2 feta buke dhe lyejini me pak majonezë. Vendosni 1 fetë djathë të bardhë, 2 shirita spec të kuq turshi, 1 fletë proshutë gici. Thekeni bukën në tostierë dhe më pas mbështilleni me letër alumini. Kjo do ta mbajë tostin e butë deri të nesërmen. Copëtoni trashë sallatën jeshile, hidhini pak kripë dhe në mëngjes shtojini vajin dhe lëngun e limonit. Vendosni dhe disa kokrra hide (xinxife) meqënëse tani është edhe stina. Vendoseni kutinë e ushqimit në frigorifer deri në mëngjes.

Dita 5

Kesadijas, sallatë me domate e kastravec, 1/2 nectarine

Përgatisni kesadijas sipas kësaj recete, copëtoni në kuba 1/2 domate dhe 1/2 kastravec dhe pak majdanoz. Marnimin e sallatës me vaj e uthull bëjeni në mëngjes, kështu evitoni squlljen e domateve. Hiqini bërthamën një nectarine dhe priteni në feta. Vendoseni kutinë e ushqimit në frigorifer deri në mëngjes.

 

Këshillë: që ti kurseni vetes lodhjen e përgatitjes së marinadës së sallatës, përgatiteni atë në fillim të javës. Hidhni përbërësit më poshtë në një enë me kapak dhe tundeni mirë atë përpara se tia hidhni sallatës në mëngjes.

  • 1/4 kupë vaj ulliri
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle uthull.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading