Pulë me petë

Jump to recipe

A keni provuar ndonjëherë Pulë me petë? Besoj vetëm nëse jeni nga zona e Korçës, edhe mundet.

Sado që më pëlqen të gatuaj pjata nga të gjitha vendet e botës, kur vjen puna te gatimet tradicionale, ato me të cilat jam rritur, më kap një entuziazëm i paparë. Sigurisht që edhe pse e marr recetën nga mami gatimi im nuk del kurrë si nga dora e saj dhe kam hequr dorë të gënjej veten time apo të tjerët që ia kam dalë ta bëj si mami. Besoj se kjo u ndodh të gjithëve ndaj nuk ndihem keq ☺.

Receta e mëposhtme është një gatim tradicional korçar, por e gjen edhe në krahina të ndryshme. Megjithatë nuk quhet tamam pulë me petë pasi ndryshon teknika e gatimit. Në këtë recetë unë kam bërë vetë petat nga e para, por ju mund të përdorni dhe peta byreku gjysëm të gatshme, jo nga ato që janë në pako stërgjatëshe. Receta del shumë mirë në fakt kur petët janë të bëra në shtëpi. Ndaj nëse keni kohë dhe dini si të hapni petë ju këshilloj që ti bëni vetë. Në të kundërt ndiqni recetën tjetër këtu ku e keni edhe me video.

2 Comments

  1. Duket shume e shijshme , flm per receten. Sapo ta kem gatuar do tju njoftoj per rezultatin! 🙂 Recetat tradicionale githmone kane vendin e tyre dhe besoj suksesin me vete :))

    1. Faleminderit Fjori, më thuaj si do të të duket. Sigurisht që recetat tradicionale tonat kanë vendin e tyre dhe plot të tjera do vijojnë. Nuk duhet humbur tradita në asnjë mënyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading