Pulë me erëza indiane- chicken tikka masala

Para dy a tre vitesh, kisha hapur një faqe në facebook me emrin “Food as I See it”. Këtu kisha postuar këtë recetë, e cila mesa vura re nga statistikat u pëlqye shumë. Duke qënë se në familje këtë lloj pjate e preferojmë familjarisht (dmth përfshirë fëmijët e mi 10 dhe 7 vjeç) vendosa ta risjell edhe këtu. Mund të jetë pak e vështirë herën e parë, por nëse preferoni të gatuani diçka ndryshe mendoj se kjo recetë ia vlen.

(PS: Se mos kërkoni në fb faqen që ju thashë pak më lart, se e kam mbyllur, prej disa kohësh, ndoshta audienca e tepërt më vuri pak në siklet, nuk e di si mund ta shpjegoj ndryshe, mgjt nga gabimet mëson njeriu, edhe pendohet 😂)

Sasia: për 4 persona

Koha totale: 30 minuta

PËRBËRËSIT:

Për pulën:

  • 2 lugë çaji (tsp.) spec pluhur jo djegës (në fakt duhet pluhur Chili por kjo mezi gjëndet në Shqipëri)
  • 1 lugë çaji (tsp.) turmeric (kurkuma ose shafran indie )
  • 2 lugë çaji (tsp.) kumin I bluar
  • 1/2 lugë çaji (tsp.) spec djegës pluhur
  • 1/2 lugë çaji (tsp.) pluhur kerri (curry)
  • 1 lugë çaji (tsp.) fara të zeza nigella
  • 6 kokrra cardamom
  • 6 karafil të plotë
  • 1/2 lugë çaji (tsp.) koriandër kokërr
  • 2cm xhenxhefil
  • 4 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle (Tbsp.) gjalpë të tretur (ghee)
  • 4 gjokse pule të prerë në kuba
  • 1/3 kupë kos

Për Orizin:

  • 3 garuzhde oriz basmati
  • 6 garuzhde ujë
  • 2 lugë çaji (tsp.) kumin kokërr
  • 1 lugë çaji (tsp.) kripë
  • 2 lugë gjelle (Tbsp.) gjalpë të tretur (ghee)

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  1. Fillimisht në një tas të vogël bashkoni erzat pluhur dhe I lini mënjanë (5 përbërësit e parë ).
  2. Më pas në një tas qelqi vendosni kosin, pulën, dhe 2 lugë çaji nga miksi I erëzave pluhur. E mira është që ti lemë të marinohen për 24 orë, por në mungesë të kohës, mjaftojnë edhe 30 minuta.
  3. Ndërkohë që pula marinohet, fillojmë me përgatitjen e orizit.
  4. Marrim një tigan të thellë, hedhim gjalpin e tretur dhe më pas kuminin. I lemë disa sekonda deri sa kumini të lëshojë aromën e tij.
  5. Shtojmë orizin basmati dhe më pas ujin. I vendosim kapakun dhe e lemë të ziejë në zjarr të ulët për 25 min pa e hapur asnjëherë kapakun.
  6. Marrim një tigan tjetër të thellë, hedhim gjalpin dhe më pas shtojmë kardamomin, karafilat, korianderin dhe farat e zeza nigella. I lemë për pak sekonda (kështu ato leshojnë më shumë aromë) dhe më pas hedhim erëzat pluhur që mbetën.
  7. Shtojmë pulën së bashku me kosin e mbetur në tas dhe i trazojmë që të bashkohen mirë me erëzat. Shtojmë gjysmë gote ujë dhe e lemë të vlojë në zjarr mesatar duke i trazuar herë pas here që pula të piqet në mënyrë uniforme.
  8. Pasi lëngu të jetë trashur disi, fikeni zjarrin dhe përgatisni pjatën. Hidhni në njërën gjysmë të pjatës oriz dhe në gjysmën tjetër pulë me pak nga lëngu i saj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading