Qëkur kam dëgjuar për herë të parë për tërshërën, çdo produkt që kam parë në market që ka patur për përbërës tërshërën, gjithmonë më ka tërhequr vëmendjen.
Një ndër to kanë qenë dhe biskotat e kripura me tërshërë. Ishin kaq të mira, po kaq të mira sa aq herë sa mi kapte syri po aq herë i blija. Një ditë duke lexuar me kujdes përbërësit, mendova përse mos ta tentoja vetë si recetë?
Sigurisht që e tentova. Në fakt nuk arrita ta kopjoj fiks , por dolën një imitim shumë i mirë, e mbi të gjitha të shëndetshme.
Sasia: 25 katrorë të vegjël (4cm x 4cm)
Koha totale : 40 minuta
PËRBËRËSIT:
- 1 1/2 kupa tërshërë e shtypur
- 1/4 kupë fara lini
- 1/4 kupë krunde gruri
- 1/4 kupë fara luledielli
- 1/4 kupë fara susami
- 1/4 kupë vaj ulliri
- 1 lugë gjelle (Tbsp.) ujë
- 1 lugë gjelle (Tbsp.) Rigon
- 1 lugë çaji (tsp) kripë
- 1 vezë
Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:
- Ngrohim furrën në 200°C
- Gjysmën e tërshërës e kalojmë disa sekonda në mixer që të bëhet pak si miell.
- Në një tas qelqi hedhim gjithë përbërësit e thatë.
- Pastaj vajin e ullirit, ujin dhe vezën i rrahim mirë me pirun dhe i shtojmë tek përbërësit e thatë.
- I trazojmë mirë me lugë (nëse ka nevojë shtoni dhe pak ujë) dhe më pas e shtrojmë në një tavë të veshur me letër pjekje (duart lagini mirë me ujë që të mund ta sheshoni brumin kollaj) . Trashësia e brumit duhet të jetë gati 1cm ose përndryshe nuk do të bëhet kërce.
- E pjekim për gati 30 min ose deri sa të marrë një ngjyrë kafe të lehtë.
- E presim në katrorë të vegjël pasi të jetë ftohur mire.
Ruajini në një kuti me kapak që mbyllet mirë dhe konsumojini brenda javës.
Leave a Reply