Ballokume

Jump to recipe

Kur vjen puna tek ëmbëlsirat, mendoj se nuk ka më të mira se ato tradicionalet. Një ndër më të preferuarat e mia janë padyshim Ballokumet e Elbasanit. Këto lloj ëmbëlsirash unë i kam provuar shumë vonë, atëhere kur festa e verës filloi të festohej edhe në Tiranë dhe ishte dashuri me shijim të parë pa diskutim 😁.

Meqënëse janë traditë e zonës së Elbasanit sigurisht që receta është marrë nga burimi, pra nga një mikja ime elbasanllije dhe me këtë rast dua ta falenderoj publikisht ( po Arjeta, me ty e kam 😉)

E bukura e gatimeve tradicionale është që secila prej tyre ka një tip rituali përbrenda. Për shembull nëse do më duhej ta shkruaja sipas traditës, pra ashtu siç ka pas qenë bërë në kohët e gjysheve duhet që trazimi i gjalpit me sheqerin të bëhej me lugë druri dhe jo mikser (në fund të fundit ku i kishin gjyshet këto salltanetet tona 😂)  dhe më kryesorja në enë bakri. Po po, prej bakri,  i cili duke qenë një përçues perfekt i nxehtësisë, gjatë trazimit bënte të mundur shkrirjen e sheqerit. Kjo lloj metode nuk do ta frynte ballokumen gjatë pjekjes dhe nuk do të kërkonte asnjë gram më shumë nga mielli rezervë; Kështu pjekja e ballokumeve do të ishte thjesht perfekte dhe pa nevojën e provës.

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading