Papare e kripur sipas gjyshes time

Në shtëpinë time kemi konsumuar më shpesh papare të kripur. Në fakt gjyshja  ime e quante “Supa”, por nuk e di arsyen pse. Në fakt atë të ëmblën, gjyshja tjetër, ajo Korçarja, e quante bukëvale, por meqë termi Papare është më I përhapur përdora atë. Versionin e ëmbël e gjeni duke klikuar këtu.

Duke qënë se këtë janar vendosa të konsumoj çfarë ka në shtëpi si dhe recetat e mëngjesit u ideuan nga fëmijët, të dielën, I erdhi rradha papares.

Ata kërkuan versionin e ëmbël, ndërsa unë I bëra vetes versionin e kripur të cilin e gjeni më poshtë.

[lt_recipe name=”Papare e kripur sipas gjyshes time” servings=”4 persona” prep_time=”5M” cook_time=”10M” total_time=”15M” difficulty=”E thjeshtë” print=”yes” image=”https://bakemydayhappy.com/wp-content/uploads/2020/01/IMG_20200119_105034_557-533×1024.jpg” ingredients=”• 8 feta bukë mundësisht të ndenjur;• 100g djathë I fortë dhie;• 50g gjalpë;• 1 lugë gjelle shëllirë djathi;” ]Copëtoni bukën si për ta bërë përshesh; Në një tigan të madh tresni gjalpin dhe shtoni bukën. Trazojeni aq sa për tu bashkuar me gjalpin dhe ulni flakën e zjarrit; Shtoni djathin e thërrmuar dhe shëllirën dhe vazhdoni trazoni deri sa e gjithë buka është zbutur dhe djathi ka filluar të ngjisë nga pak në tigan; Ushtroni presion me lugë duke e ngjeshur mirë bukën në tigan. Lereni të gatuhet edhe për 3 minuta dhe hiqeni nga zjarri; Konsumojeni sa është ende e ngrohtë[/lt_recipe]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading