Corndogs – Salçiçe të veshura

Corndogs – Salçiçe të veshura

E mira e të ndjekurit të kanaleve të gatimit në TV  (tip 24Kitchen apo Food Network) bashkë me fëmijët, është që nëse atyre u kap syri ndonjë gjë në ekran që u pëlqen, nuk kalojnë as 2 sekonda nga pyetja : ” O ma, po këtë di ta bësh ti? Do na e gatuash?”

Kështu ndodhi edhe me corndogs apo salçiçe të veshura me miell misri. Nuk u pushoi goja deri sa ua gatova.

Jam shumë e sigurtë që disa prej jush do mendoni: “po këto janë të skuqura” apo “nuk janë aspak të shëndetshme” etj etj

Unë mundohem që fëmijët e mi ti ushqej shëndetshëm, e në fakt ata mi hanë të gjitha perimet, frutat, supërat, peshkun mishin etj etj, por edhe ndonjëherë me raste nuk është keq ti qërasësh me këto lloj ushqimesh të shpejta “jo të shëndetshme”.

Në fund të fundit rëndësi ka që fast food të mos bëhet stil jetese.

Dhe pas “moralit”   po vijoj me recetën.

sasia: 8 salçiçe 

Koha totale: 20 minuta

PËRBËRËSIT:

  • 1/2 kupë miell misri (për polenta)
  • 1/2 kupë miell  i bardhë +1 lugë gjelle për lyerjen e salçiçeve
  • 1 lugë çaji (tsp.) pluhur pjekjeje
  • 1 vezë
  • 1/2 kupë qumësht
  • 8 mini salçiçe për hot dog
  • Pak kripë
  • Vaj luledielli për skuqje

Masat per kupat dhe lugët e matjeve I gjeni këtu:

  1. Në një tas qelqi hedhim miellrat, qumështin, pluhurin pjekës dhe vezën dhe i rrahim deri sa të bëhet një masë homogjene                                                                 
  2. Brumin e hedhim në një gotë uji të gjatë (për të zhytur kollaj salçiçet)
  3. Vemë vajin në një tigan të thellë që të nxehet.
  4. Lyejmë salçiçet me miell dhe i kalojmë një shkop shishqebapi përgjatë gjatësisë së salçiçes.
  5. E zhysim me kujdes në gotën me brumë që të lyhet mirë nga të gjitha anët dhe e fusim me kujdes në tiganin e nxehtë që të skuqet (skuqja e tyre duhet bërë një nga një pasi mund të digjen shumë shpejt)
  6. Pas skuqjes vendosini mbi kujdes mbi një pjatë të veshur me kartëpicetë në mënyrë që të kullojë yndyra e tepërt.

 

 



Këtë e pëlqejnë %d blogues: