Souper Cubes – një nga blerjet që bëra në New York


Sot do ju shkruaj përshtypjet e mia për Souper Cubes– një nga blerjet që bëra në New York.

Mes gjithë gjërave që kisha në listën time për të parë e për të blerë, ishin edhe format e silikonit Souper Cubes. I kisha parë që prej 2022 online dhe më kishin tërhequr pikërisht sepse më pëlqen shumë të përgatis ushqime paraprakisht dhe t’i ruaj në ngrirje në porcione të vogla. Por, po të jem e sinqertë, kur pashë çmimin për herë të parë mendova:


Tani që i kam përdorur disa herë, mund të them se ka ndryshim. Dhe, megjithëse janë të shtrenjta krahasuar me format e zakonshme të silikonit, për mua janë nga ato produkte që e justifikojnë çmimin.
Nuk janë thjesht forma për ngrirje.

Ajo që më pëlqen te Souper Cubes është se nuk janë menduar vetëm për të futur ushqimin në ngrirje. Format prej silikoni mund të përdoren edhe në furrë për pjekje, kështu që janë një produkt shumë më praktik sesa një formë që e përdor vetëm për të ngrirë supën apo çdo ushqim që dëshironi. Sigurisht, kapakët nuk përdoren në furrë — aty përdoret vetëm forma, sipas udhëzimeve të prodhuesit.
Pra, në një produkt ke mundësinë të pjekësh, të ngrish dhe të ruash ushqimin në porcione. Dhe kjo më pëlqen shumë.

Ky është ndoshta ndryshimi i parë që vura re krahasuar me format e zakonshme të silikonit. Nëse ke përdorur ndonjëherë një formë të butë silikoni për të ngrirë diçka, e di shumë mirë se çfarë ndodh: sapo e mbush me lëng, forma përkulet në çdo drejtim dhe duhet ta çosh me shumë kujdes deri në ngrirës. Me Souper Cubes kjo është shumë më e lehtë. Silikoni është i trashë dhe i fortë, ndaj edhe kur forma është plot me lëng, ajo ruan strukturën e saj.
Duket si një detaj i vogël, por bëhet shumë i rëndësishëm në momentin kur ke një formë plot me supë në dorë dhe duhet ta çosh në ngrirje pa derdhur gjysmën rrugës.


Një nga detajet që më pëlqen veçanërisht është përforcimi metalik në pjesën e sipërme të formës.
Ai e mban formën të fortë dhe të qëndrueshme dhe nuk e lejon të përkulet lehtë.
Kjo do të thotë që, edhe kur e ke të mbushur, mund ta kapësh dhe ta lëvizësh shumë më me siguri.
Nuk ke atë ndjesinë që forma do të përmbyset ose do të deformohet sapo ta ngresh.
Për mua, ky është një nga ato detaje që tregon se produkti është menduar për përdorim praktik dhe jo thjesht për të qenë një tjetër formë silikoni në kuzhinë.


Kapaku është një tjetër gjë që më pëlqen shumë.
Është i fortë dhe i qëndrueshëm, jo një mbulesë e hollë që përkulet sapo vendos diçka sipër.
Kjo të lejon t’i vendosësh format njëra mbi tjetrën në ngrirje, pa pasur frikë se do të shtypësh ushqimin. Apo më keq, forma do të deformohet. Dhe për mua, që gjithmonë përpiqem të organizoj sa më mirë hapësirën në ngrirës, kjo është një avantazh i madh. Mund të kesh disa forma të mbushura, t’i vendosësh në shtresa dhe të shfrytëzosh shumë më mirë hapësirën. Për mua janë perfekte për meal prep

Po për çfarë ti përdorim?


Mund t’i përdorësh për të ngrirë gatime që ju kanë tepruar, dhe nje pjesë ta ruash ta kesh gati kur nuk ke gatuar gjë. Pra, në të mund të ngrish shumë ushqime të tjera që dëshiron t’i ruash në porcione.
Dhe pikërisht këtu më pëlqejnë më shumë.
Në vend që të ngrij një enë të madhe me ushqim dhe më pas të përpiqem të ndaj një pjesë prej saj, e kam ushqimin të ndarë që në fillim. Një porcion del nga ngrirja, ndërsa pjesa tjetër qëndron aty.


Por mund t’i përdorësh edhe për pjekje
Kjo është një nga gjërat që mendoj se ia vlen të theksohet, sepse emri “Souper Cubes” të bën të mendosh menjëherë vetëm për supa dhe ngrirje. Në fakt, format prej silikoni mund të përdoren edhe për pjekje në furrë. Kjo i bën edhe më interesante për mua, sepse nuk po blej një produkt që ka vetëm një funksion.
Mund të përgatisësh diçka në formë kubesh, ta pjekësh në furrë dhe, në raste të tjera, të përdorësh të njëjtën formë për të ngrirë ushqime. Pra, nga furra në ngrirës, forma mund të ketë shumë përdorime në kuzhinë. Ja përshembull, shikoni sa mirë ma ka pjekur këtë kekun në tavën 1/2 cup.


Po, më duhet ta pranoj se janë më të shtrenjta se ato që mund të blini në Temu. Këtë nuk mund ta mohoj.
Në treg mund të gjesh plot forma silikoni shumë më të lira. Por mendoj se këtu është e rëndësishme të mos krahasosh vetëm çmimin.
Me Souper Cubes po paguan për cilësinë e silikonit. strukturën e fortë, përforcimin metalik, kapakët e fortë dhe gjithë mënyrën se si është menduar produkti për përdorim në kuzhinë.
Kur një produkt kushton më shumë, fakti që prodhuesi ofron garanci gjatë gjithë jetës më jep shumë më tepër besim për blerjen.


Po. Në fakt, tani që i kam përdorur, e kuptoj pse më kishin tërhequr kaq shumë që në fillim.
Nuk është se një formë e lirë silikoni nuk e bën punën. Sigurisht që mund ta ngrijë supën, gjellën apo çdo gjë tjetër, por kur fillon ta përdorësh, prakticiteti fillon të ketë shumë rëndësi.
Një formë që nuk përkulet kur është plot, që është e qëndrueshme kur e lëviz, që ka përforcim metalik, që ka kapak të fortë, që mund të vendoset njëra mbi tjetrën dhe që mund të përdoret edhe për pjekje…


Këto janë pikërisht ato detaje që të bëjnë të mendosh:
“Ok, tani e kuptoj pse janë më të shtrenjta.”
Kështu që, nëse më pyesni nëse Souper Cubes ia vlejnë paratë, përgjigjja ime, pasi i kam përdorur vetë, është po.
Sidomos nëse gatuan shpesh, bën meal prep ose përdor shumë ngrirësin, mendoj se janë një nga ato blerje që mund të duken pak të dhimbshme në momentin kur paguan… por që më pas të bëjnë të thuash:
“Ia vlejti.” ❤️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading