Vezë turshi-që të përdorim vezët e pashkës

Jump to recipe

E kam ndarë disa herë si recetë dhe po e risjell edhe sot. Çfarë bëj unë çdo pashkë? Vezë turshi-që të përdorim vezët e pashkës. Në javën pas pashkës, përfundojmë të kemi një dyzinë vezë të ziera në shtëpi. Ato që na teprojnë, ato që na japin dhe si përfundim, na përfundojmë me një mori vezësh të ziera që duhet ti konsumojmë. Por si?

Pse ti bëjmë vezët turshi është një ide e mirë?

Sepse kanë një mori benefitesh.

  • I rrit jetëgjatësinë. Kështu vezët e ziera me shumicë, i ruajmë për më gjatë në frigorifer
  • Janë të lehta për tu tretur. Turshia që përmban uthull ndihmon në tretjen më të shpejtë të tyre
  • Snack i shpejtë dhe i shëndetshëm.
  • Shoqëruese fantastike të një gote birrë. Kush jeton në Angli, e di se sa mirë shoqërohet një pickled egg me birrë.

Për herë të parë si recetë e kam lexuar në një libër të Jamie Oliver në vitin 2021 dhe që atëherë e përgatis çdo vit. Sigurisht që si recetë është shumë e thjeshtë dhe bëhet praktikisht me çdo lloj perimeje që blhet turshi si psh me rrepka (si në foto), me panxhar, me kastravecë, lakër të bardhë, lakër të kuqe etj. Perimet që lëshojnë ngjyrë ama i bëjnë edhe të bukura përveçse të shijshme.

Unë uroj ti provoni dhe pse jo, ti bëni pjesë edhe të traditës suaj në ditët që pasojnë pashkën.

E tani, po ju lë të lexoni recetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading