Mund të them se deri tani e kam shijuar shumë rubrikën e re Nda recetën tënde me mua. Kjo sepse kam marrë shumë receta të bukura nga ju. Ja psh kjo, Biskotat e nëna Bules. Kjo recetë e dërguar nga Ada, përcjell edhe pak nostalgji dhe emocion nga familja e Adës. Unë ju ftoj ta lexoni ashtu siç ma ka dërguar ajo. E pse jo, ti gatuani edhe ju biskotat e nëna Bules.
……………………….. 👇👇👇Receta nga Ada👇👇👇👇………………………..
Kjo është një recetë shumë e veçantë për mua 🤍
Ma ka dhënë gjyshja e një prej kushërirave kur isha rreth 10 vjeç, Që nga ajo kohë nuk ka munguar asnjëherë në familjen tonë.
Janë perfekte për mëngjes, sidomos me një gotë qumësht 🥛. Edhe kur jemi me pushime, janë fantastike e fëmijët i kërkojnë gjithmonë për të nisur ditën. Me pak fjalë: një recetë e thjeshtë, me pak përbërës, por plot dashuri dhe nostalgji 💛.
Shpesh herë kur shkoj nga mami i bëj këto biskota si kujtim nga fëmijeria dhe për të shoqëruar kafen e mëngjesit, së bashku me nusen e xhaxhit sepse është receta e mamit të saj.
Receta e dërguar nga Ada
Biskotat e nëna Bules
Përbërësit
- Për biskotat na duhen:
- 🔹️4 vezë
- 🔹️1 gotë vaj
- 🔹️3 - 4 lugë mjaltë
- 🔹️2 lugë kos
- 🔹️1 1/2 lugë kafe sodë
- 🔹️1 1/2 gotë sheqer
- 🔹️Rreth 1 kg miell.
Instructions
- Rrahim vezët dhe më pas shtojmë vajin dhe mjaltin.
- Përziejmë kosin me sodën e bukës dhe e hedhim tek përzierja e mëparshme. Në fund shtojmë miellin duke e perzier ngadalë.
- Brumi në fund nuk duhet të ngjisë në duar.
- Në fund biskotat i bëjmë si sfera sa një kokërr vezë dhe i pjekim në 180 gradë derisa të marrin ngjyrë të artë.
- Pas pjekjes i lemë të ftohen 3-4 min në skarë dhe me pas i mbledhim me një mbulesë dhe i futim në një qese.
- Unë bëj disa edhe me çokokrem brenda për fëmijët. Dalin fantastike.










Leave a Reply