Ditari elektronik i recetave tona tradicionale

Dhe tani le të dalim aty ku doja të dilja pas gjithë këtyre shkrimeve të mia. Por ma bëni hallall edhe pak hyrje.

Në 2019 – fillim 2020, në atë kohë kur mendoja se askush nuk e hapte më blogun tim, më kaloi nëpër mëndje mos ta rinovoja më planin dhe eventualisht, faqja do mbyllej. Praktikisht e gjithë puna që kisha hedhur aty do humbte. Ishte im shoq (dhesa mirë që ia thashë qëllimin) që më bindi mos ta bëja. Ai e dinte pasionin tim, çlirimin që më jepte faqja dhe me bindi që do bëja shumë gabim po ta mbyllja.

Ishte në atë moment që arrita dhe vetë ta kuptoja që do bëja gabim. Aty kuptova realisht thelbin e motos së faqes time : “Ditari elektronik i recetave te familjes time”, fjalia e dytë që shkruajta në blog pas emrit, 9 vjet shkuar. Qëllimi i këtij blogu, ishte pikërisht që recetat të ruheshin si në një ditar elektronik. Një vend ku çdo kush të mund të mësonte të gatuante. Por tani, po e shoh në një këndvështrim më të gjerë. Tani dua ta transformoj në një arkivë të recetave tona të vyera. Të gatimeve tradicionale, në mënyrë që këdo që e ka marrë malli për gatimet e vendit të tij, të dijë ku të drejtohet.

Shpesh kujtoj me mall receta të gatuara nga mami apo gjyshja ime dhe disa receta nuk kam mundur t’i marr. Ka receta që nuk janë vetëm gatime. Janë kujtime, janë duart e mamave e gjysheve tona… është aroma e shtëpisë!

Kështu, për të ruajtur ato kujtime, por dhe për ti trashëguar te fëmijët tanë, krijova një hapësirë të veçantë edhe për ju. Dhe këtu pres ndërveprim nga ana juaj!

Nëse ke një recetë që të lidh me vendin tënd, me fëmijërinë apo me familjen – mos e mbaj vetëm për vete. Ndaje këtu me ne, që ta ruajmë bashkë dhe t’ia lëmë brezave që do të vijnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading