Ngjalë zgare stil Japonez

Jump to recipe

A keni provuar ta gatuani ngjalën në një metodë jo tradicionale? Jo? epo duhet të provoni patjetër këtë Ngjalë zgare stil Japonez.

Unë nuk e dua fare, po fare ngjalën. Ndoshta e kam psikologjike, ndoshta sepse një herë që e provova s’më pëlqeu. Megjithatë, pasi gjeta disa ngjala deti shumë të freskëta, thashë ti gatuaj njëherë stil japonez.

Vështirësia më e madhe e kësaj recete është si ti heqim shtyllën kurrizore. Ju nevojitet vetëm një thikë shumë e mprehtë dhe pak durim. Pasi të keni hequr shtyllën kurrizore, pjesa tjetër bëhet gati shumë shpejt.

Këtë recetë nuk është se e shpika unë, por e gjeta në internet dhe e përshtata. Në Japoni ngjala është një përbërës shumë kryesor. Emrin ndoshta e keni dëgjuar, quhet Unagi (hello Friends fans). Epo, teknikisht kjo e imja do te quhej Anago sepse është ngjalë deti. Që të bëj pak si shkenca dhe jeta, Unagi është ngjala e liqenit dhe Anago ajo e detit në japonisht. (PS:në internet e lexova dhe unë po mos ia thoni njeriu). Japonezët e gatuajnë për sushi, ose në zgarë etj.

Për këtë recetë unë përdora salca të gatshme. Jo vetëm sepse i kisha në shtëpi, por duke qënë hera e parë, s’doja të gaboja. Tani them se do eksperimentoj vetë me kombinime.

Salcën Yakitori e gjeni të gatshme në dyqanet aziatike ose aty ku shesin produkte aziatike. Unë e kam blerë te Neranxi dmth.

Ok, boll me fjalë se e di që si lexoni, po ju lë te shihni videon dhe pastaj të lexoni recetën. Nëse edhe ju jeni si unë që nuk e doni ngjalën, jua këshilloj ta provoni kështu se do ndryshoni mendim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading