Pilaf me lëng mishi në Rice cooker

Jump to recipe

Meqënëse dje ju fola për gatuesen e orizit, sot po ndaj recetën për Pilaf me lëng mishi në Rice cooker.

Do thoni ju, ua na kënaqe, sikur nuk dimë ne si bëhet pilafi. Epo të dashur miq e mikesha, besoni apo jo, unë nuk para e qullosja mirë. Kur më dilte mirë bëja pak sasi, kur bëja shumë ose e bëja si llapa ose se zieja mirë.

Nejse, unë gatuesen e orizit nuk e përdor vetëm për pilaf. Por mirë është tia nisim nga opsioni për të cilën kjo është krijuar. Përveç pilafit me orizin klasik kokërr-vogël, unë kam gatuar disa lloje orizi dhe çdo gjë ka dalë perfekt.

Për çdo varietet orizi, ka masa të ndryshme; Psh për orizin e kuq integral masa 1:2.5, për atë të zi 1: 3 etj, provoni të eksperimentoni.

Parimi i gatimit të pilafit, është njësoj si në tenxheren normale, shpëlaj orizin, kaurdis, ziej.

Në rice cooker ama, masat janë rigorozisht 1:2 për orizin e pilafit, ndryshe e squllët fare. Kur them masa, i referohem kësaj masës në foto që ka vetë pajisja. Afërsisht një masë është për 1 person (që ta keni si referencë).

Më poshtë mund të lexoni me detaje recetën për Pilaf me lëng mishi në Rice cooker dhe nëse keni pyetje, më thoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading