Çfarë është një gatues orizi (rice-cooker)? Përdoruesit e tik-tok dhe ndjekësit e trendit të fiksimit pas everything-korean, besoj e njohin si pajisje.
Ka shumë gra që janë të fiksuara pas shopping-ut të rrobave/këpucëve, ndërsa unë…. Unë pas pajisjeve . Si mund, po si mund të më mungonte mua një rice-cooker?! E kujt? Mua!, Bah!! E kështu e mora, eksperimentova me disa receta (normal përveç orizit) dhe po ju them Pro & Kundër të kësaj pajisjeje.
Këtu në blog ju kam ndërtuar një rubrikë apostafat për gatime me pajisje të ndryshme. Se mire i blemë, po duhet edhe me i përdor, apo jo?
Jam kujdesur të ndaj me ju dhe karakteristikat e çdo pajisje (ok, me mungojnë disa, por do i shkruaj në vijim). Pra kam bërë punën paraprake dhe t’ju jap eksperiencën time me to. Kështu ju do vendosni më kollaj nëse bëjnë për ju apo jo.
Më poshtë po ju jap disa links të artikujve ku unë kam shkruar për pajisjet e gatimit që disponoj.
- Slow cooker apo Multicooker? (linku
lexo këtu)
- A ia vlen të investojmë në një airfryer? (linku
lexo këtu)
- Bread machine apo makina e bërjes së bukës (linku
lexo këtu)
- Dehidratori- E dini që edhe për këtë më mungokërka një postim sqarues? Epo deri sa ta nxjerr, lexoni pak
këtu.
- Rice-cooker – Sot po ju shkruaj se çfarë është një gatues orizi
Çfarë është një Rice cooker?

Një rice cooker, apo gatues orizi është një tenxhere elektrike AUTOMATIKE që përdoret gjërësisht në Azi. Guess what? për të gatuar orizin hahaha. Kjo për të vetmen arsye se popullsia aziatike është dhe konsumuesi më i madh i orizit. Nevoja shtyn njerëzit të gjejnë mënyra për tia lehtësuar jetën vetes. Kështu u shpik gatuesi i orizit (rice cooker). Lart fjalën automatike e kam shkruar me gërma kapitale pasi kjo pajisje fiket vetë në momentin kur orizi është gatuar. Pra, në varësi të sasisë së orizit & ujit, varet dhe koha e gatimit. Më shumë sasi = më shumë kohë gatimi. Pajisja që unë kam blerë është nga Russell Hobbs dhe është ekonomike. Ka dy butona: Njëri që e ndez (power ON) dhe tjetri që e vë në punë. Ky i dyti ka dy opsione- për mbajtjen ngrohtë të ushqimit (nëse e shtyp për lart) dhe tjetri për të gatuar (nëse e shtyp për poshtë). Kjo vlen për pajisjet bazike, pasi sot ka rice-cookers që kanë më shumë opsione.
Po si fiket vetë pajisja?
Hë, hë, se e di që po prisni t’ju them nga e merr vesh pajisja kur duhet të fiket pa na djegur orizin. E merr o miq e merr, pasi ka një termostat të instaluar. Ashtu si boileri e merr vesh se kur duhet të stakohet se përndryshe do na shpërthente uji i vluar në çdo tualet hihihi. Tenxherja ka enën metalike (zakonisht e veshur me shtresë anti-ngjitje) e cila rëndon mbi një buton metalik. Gjatë gatimit termostati mat temperaturën e enës dhe në bazë të temperaturës që arrin orizi i gatuar pasi ka thithur gjithë ujin, fiket.
Kur blini një rice-cooker, pavarësisht markës, në paketim keni një kupë matëse, një kosh avulli për gatim në avull dhe një lugë të sheshtë plastike.
Kjo e fundit përdoret për të trazuar apo shkriftuar gatimet (orizin) që mos gërvishtni enën. Megjithatë, si ju shkruajta në fillim, kjo pajisje mund të përdoret edhe për gatime të tjera. Unë kam gatuar role gici (receta këtu ), supë (receta
këtu), sultiash, quinoa etj etj por do ti keni në vijim me rradhë në blog.

A harxhon shumë energji elektrike?
Shkurt: JO. Siç thashë më lart, stakohet kur arrin nje temperaturë të caktuar ndaj, harxhon energji në mënyre efiçente dhe nuk na djeg as gatimin. Gjithashtu gatuan shpejt ndaj është ok për energjinë që konsumon.
Për kë është më e përshtatshme rice-cooker?
Tenxherja elektrike rice cooker është ideale për gatime në sasi mesatare dhe për familje me 4-5 persona. Por mendoj se është shumë ideale për studentët në konvikt. Ata që kanë pak hapësirë dhe pak kohë në dispozicion për të gatuar.
Nuk bën për gatime të gjata pasi siç thashë, në një moment të caktuar stakohet vetë. Për gatime me shumë ujë ama si psh supa apo mish me pak lëng etj, duhet ta stakoni vetë. Pra në të tilla raste duhet ti rrini mbi kokë.
Është super ideale për persona që kanë pak kohë në dispozicion se gatuan shpejt. Biles edhe perimet në avull i bën gati për më pak se 10-15 minuta.
Çfarë mund të gatuajmë në një rice cooker?
Këtu mund të gatuani dy lloje ushqimesh njëkohësisht. Për shembull, poshtë gatuani oriz (apo kuinoa, bulgur, apo mel, apo dhe fasule) dhe sipër në kosh bëni perime në avull, apo peshk në avull etj
Bonus points, mund të përdoret edhe si tigan elektrik.
Si përfundim, pyetjes Çfarë është një gatues orizi (rice-cooker), dhe a ia vlen të investoni për të blerë një, duhet t’i përgjigjeni pasi të jeni sqaruar drejt mbi ato çfarë ju kam shkruar më lart. Nëse i përgjigjeni të gjithave me po, atëhere ju ka ardhur momenti që të investoni ne një gatues orizi (biles edhe nga ata ekonomikët).
Unë uroj që unë t’ju kem ardhur në ndihmë sadopak.





Besa
16 Janar, 2025 at 6:41 pmLind pyetja: kur mund t’a gatuash orizin tek Multikukerin, përse duhet kjo paisja?!
Bake My Day Happy
16 Janar, 2025 at 6:48 pmHi Besa, në fakt siç e kam sqaruar në blog, kjo tenxhere mund të përdoret për shumë gatime të tjera. Nëse e krahasojmë me multicooker, ka shumë karakteristika që ndryshojnë. E para, një rice cooker nuk gatuan me presion të lartë siç gatuan multicooker. Është më e vogël dhe zë më pak hapësirë sesa multicooker. Gjithashtu, të dyja pajisjet nuk janë plotësuese të njëra tjetrës. Si pajisje kur është krijuar, ka qënë krijuar për të gatuar orizin andaj ka këtë emër, por sot përdoret për më shumë receta. Përsa i përket pyetjes tënde, në asnjë moment nuk jam shprehur që nëse ke një multicooker, të duhet edhe një rice cooker. Në fund të ditës, të dyja këto pajisje elektronike i zëvëndëson një tenxhere klasike
Teuta
16 Janar, 2025 at 3:56 pmE kam dhe une,e perdor

Je shume e mire qe ndan me ne qdo gje qe na duhet
Bake My Day Happy
16 Janar, 2025 at 4:16 pmMë bëhet shumë qejfi