A keni provuar ndonjëherë të bëni bukë me pluhur panxhari? N[ë këtë blog, ju kam treguar se si ta thani e ta bëni pluhur panxharin (lexo këtu). Pluhurin e panxharit mund ta përdorni edhe në biskota, në krepë, në kek, por edhe në bukë.
Një nga problemet e pjekjes me panxhar është mos ruajtja e ngjyrës rozë edhe pas pjekjes. Kjo vlen vetëm për bukën pasi në kek e ruan për mrekulli. Sipas disa këshillave në internet, nëse i hidhje pak uthull, ngjyra do të mund të ruhet edhe pas pjekjes. Në fakt, dështoi 😆. Për ngjyrues unë përdora pluhurin e panxharit të cilit i shtova uthull, por prapë, prova nr 2 dështoi. Megjithatë i dha një shije të ëmbël dhe aromën tipike të panxharit.
Nëse nuk keni pluhur panxhari për të bërë këtë Bukë me pluhur panxhari, mund ta bëni edhe me panxhar të njomë. Mjafton të shtoni 2 lugë gjelle pure panxhari në vend të pluhurit.
Bukë me pluhur panxhari
Përbërësit
- 🔹️ 350g ujë të vakët
- 🔹️ 1 lugë çaji maja birre
- 🔹️ 1 lugë çaji sheqer
- 🔹️ 50ml vaj ulliri
- 🔹️ 500g miell buke
- 🔹️ 10g kripë
- 🔹️ 1 lugë çaji panxhar pluhur*
- 🔹️ 1 lugë çaji uthull molle
- * në mungesë të pluhurit të panxharit përdorni pure panxhari të njomë.
Instructions
- Trazojmë gjithë përbërësit sa të bashkohen. Mos u lodhni ta punoni.
- Mbulojeni enën dhe lereni të pushojë 30 minuta.
- Pas 30 min, lagni duart dhe paloseni në katërsh. Mbulojeni enën dhe lereni brumin të pushojë prapë 30 minuta.
- Ripërsërisni palosjen dhe lereni brumin të vijë për 1 orë në një enë të cilën e keni spërkatur bollshëm me miell.
- Pas 1 ore, ngrohni furrën në 270°C.
- Brenda fusni që në fillim një tigan ose enë zjarr duruese që të nxehet.
- Pasi të jetë ngrohur mirë (pas 30 minutash), kaloni bukën në të (kokëposhtë). Bëni një prerje dhe futeni në furrë bashkë me 1 enë ku keni hedhur ujë. Këtë vendoseni në fund të furrës. Piqeni për 15 minuta, pastaj hiqni enën me ujë dhe ulni temp në 240° dhe vijoni pjekjen për 30 min të tjera ose sa të ketë marrë ngjyrë të bukur. Hiqeni pastaj nga furra dhe lereni të ftohet shumë shumë mirë para se ta prisni.
Leave a Reply