Snack të thjeshtë me kos e boronica

Jump to recipe

Doni një ushqim të lehtë dhe të shpejtë që është njëkohësisht shijshëm dhe i shëndetshëm? Provoni këtë snack të thjeshtë me kos e boronica.

Tani pas festave, na duhet diçka e lehtë për ta shijuar. Sigurisht që maksimumin e shijes e ka në verë, kur është vapë, po dhe tani shijon.

Ja disa arsye përse ky kombinim është i mirë:

  1. I pasur me nutrientë: Kosi është një burim i pasur me proteina me cilësi të lartë. Ai ka dhe probiotikë, të cilët ndihmojnë florën intestinale. Boronicat janë përmbajnë fibra, vitamina dhe antioksidantë që luftojnë radikalet e lira në trup.
  2. Ndihmon në kontrollimin e peshës: Procesi i ngadalshëm i tretjes së proteinave në kos jep ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë. Kështu redukton nevojën për të ngrënë shpesh dhe në sasi të mëdha.
  3. Forcon sistemin imunitar: Antioksidantët e gjetur në boronica luajnë një rol kyç në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet dhe sëmundjet.
  4. Më e shëndetshme se snacks të përpunuara: Ky kombinim është pa dyshim më i shëndetshëm se shumë snacks të tjera të përpunuara që përmbajnë sheqer dhe yndyrë të shtuar.
  5. E shijshme dhe e freskët: Shija e kosit dhe boronicave janë një kombinim perfekt si për freskinë ashtu dhe për ëmbëlsinë e tyre të natyrshme. Kjo e bën këtë snack jo vetëm të shëndetshëm, por edhe të lezetshëm.
  6. E përshtatshme për çdo kohë: Kjo është një zgjedhje e shkëlqyer si për një mëngjes të shpejtë, si një shtesë pas stërvitjes ose si një snack freskues gjatë ditës.

Ja pra përse duhet të përgatisni këtë Snack të thjeshtë me kos e boronica.

2 Comments

  1. Cfare lloj biskote?

    1. Nuk e kam specifikuar vetë pasi çdo lloj biskote vlen, qoftë petit beurre, qoftë ato me drithra, biskota gjalpi etj. Cdo lloj që thërrmohet kollaj vlen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading