Pra disa kohësh provova të bëj bukë me fara chia dhe nigella. Kombinimi i farave nigela me farat chia i jepte një shije shumë interesante bukës. Farat nigela,siç njihen ndryshe farat e zeza, kanë një shije paksa të hidhur që i japin bukës si aromë tymi.
Tani që është ftohtë, mund tia lejojmë vetes të hamë një apo dy feta bukë të ngrohtë me pak gjalpë. Ju kujtohen ato ditët e pandemisë që o Zot, vetëm bukë gatuanim? hahahha, epo le ti rikthehemi prapë, si thoni?
Në blog ju kam vënë disa lloje bukësh dhe kam ne listë pritje edhe disa versione të tjera. Deri atëhere po ju sugjeroj të bëni këtë Bukë me fara chia dhe nigella.
Bukë me fara chia dhe nigella
Përbërësit
- 🔹️ 500g miell për bukë
- 🔹️ 350g ujë
- 🔹️ 1 bustinë maja birre
- 🔹️ 1 lugë kafe sheqer kaf
- 🔹️ 2 lugë gjelle fara çia
- 🔹️ 1 lugë gjelle fara nigella
- 🔹️ 10g kripë
Instructions
- Tresim sheqerin dhe majanë në ujin e vakët sa të aktivizohet majaja.
- Bashkojmë miellin, kripën, farat e çias dhe nigelës së bashku.
- Më pas i bashkojmë edhe me miksin e majasë dhe i trazojmë sa brumi lidhet.
- E lëmë të pushojë 30 minuta dhe pastaj e palosim brumin sa për ta lidhur në formë rrumbullake.
- E lëmë të pushojë rreth 1 orë sa të dyfishojë volumin.
- Pas 1 ore, ngrohim furrën në 260°C.
- Hedhim pak miell mbi banak dhe i japim bukës formë.
- E kalojmë në një tavë dhe e pjekim 15 minuta në 260 gradë e më pas gati 40 minuta në 240°C.
Leave a Reply