Kek me lime dhe fara lulëkuqeje

Jump to recipe

Ky Kek me lime dhe fara lulëkuqeje është alternativa ideale për ata që pëlqejnë të thartën dhe të ëmblën. Duket pak çudi një kek me lëng lime por besomëni, nuk do ngopeni dot me të. Farat e lulëkuqes i japin një teksturë shumë të këndshme sepse kërcasin në çdo kafshatë. Kjo teksturë e veçantë e kekut është shumë ndjellëse dhe të bën të hash shumë hihihi.

Kombinimi i të athtës me të ëmblën e bën kekun më të lehtë dhe më pak veleritës. Në vend të lëngut të lime, mund të përdorni edhe limon, ose çdo lloj agrumi tjetër, po shija ndryshon.

Lime (lexohet lajm) është një varietet agrumi i cili ka hyrë së fundmi në tregun shqiptar. Shumë mund ta ngatërrojnë me limonin e pa bërë, por në aromë e shije janë shumë ndryshe. Këtu në foto mund të dalloni ndryshimin në pamje midis lime, limonit dhe mandarinës. Të tre këto agrume përdoren në aromatizim keku, por te tre japin tre lloje të ndryshme shijesh. Kijeni parasysh këtë detaj kur të zgjidhni agrumin që do përdorni. Receta ime përmban lëng lime.

Këtë kek me lime dhe fara lulëkuqeje mund ta bëni edhe si ëmbëlsirë për këto ditë festash, që mos veleni nga bakllavaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading