Margarita me gin dhe Grand Marnier

Jump to recipe

Si mendoni sikur të kalojmë pak nga kategoria e pijeve me këtë Margarita me gin dhe Grand Marnier? Dihet që për festat e fundvitit përveç të ngrënës, vend të rëndësishëm zënë edhe pijet. Në blog ju kam vënë edhe pije jo alkolike si kjo vera e ngrohtë, ama tani po nxjerr artilerinë e rëndë.

Ky është një version ndryshe i Margaritës që bëhet me tequila dhe liker portokalli, dhe doli super. Mesa kam parë ne reklama, kohët e fundit ka dalë edhe versioni pa alkol i Tanqueray, por se kam idenë e shijes hihi. Në këtë postim keni versionin me alkool, tek të dyja pijet.

Që ti dal të keqes përpara, unë nuk kam lidhje me baristët dhe nuk marr vesh nga koktejet. Di vetëm ti shijoj hahaha, aman një herë në kaq kohë i testojmë edhe në shtëpi sipas midesë sonë. Normalisht gama e koktejeve është e njëjtë me fantazinë, ndaj emndoj se cdo kombinim, vlen.

Sot për ju solla këtë Margarita me gin dhe Grand Marnier, por ju mund ti kombinoni si të dëshironi.

Mos i jepni makinës nëse do pini Alkol ju lutem. Flm

4 Comments

  1. Cdo postim e shijoj gjithmone e me teper!

  2. E ke qare cte them⭐️

    1. hahahhahah Faleminderit, cheers për vitin e ri që po vjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Discover more from Bake My Day Happy

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading