Kjo verë e ngrohtë shege dhe thane (jo alkolike) mund të jetë pija ideale për të mëdhenj e të vegjël. Në ditët e akullta të dhjetorit, kur të dilni, merrni dhe pak lëng shege dhe thane të ngrohtë me vete. Thjesht futeni në termus që ti ruani ngrohtësinë dhe shijojeni.
Nëse dilni qoftë jashtë shtetit, por qoftë dhe në qendrat e qyteteve në Shqipëri, ka filluar tradita e verës së ngrohtë (mulled wine). Mirëpo, përveç fëmijëve, ka edhe të rritur që nuk e konsumojnë alkolin. Nuk do ishte keq që të tregtohej edhe nje version jo alkolik, apo jo?
Ky version i Verë e ngrohtë shege dhe thane (jo alkolike), mund të bëhet edhe me lëng molle apo ftoi. Mund të gjeni në treg edhe verë jo alkolike nëse dëshrioni, por mendoj se versioni me lëng frutash do dashurohet nga të gjithë.
E meqë sot është dita e Krishtlindjes, unë ju uroj përzemërsisht Gëzuar!
Sigurisht me këtë Verë jo alkolike.
Ju ftoj të lexoni recetën dhe shihni videon në fund.
Verë e ngrohtë shege dhe thane (jo alkolike)
Përbërësit
- • 300ml lëng thane
- • 300 ml lëng shege
- • 1 mandarinë
- • 1 lugë gjelle karafila të plotë
- • 1 kokërr lime ose limon në feta
- • disa ylla anisë
- • 1 shkop kanelle
Instructions
- Duke qënë se lëngjet e frutave kanë vetë sheqer, kjo recetë nuk ka nevojë për shtesë. Nëse do përdorni verë jo alkolike, atëhere duhet të shtoni sheqer që ta ëmbëlsoni.
- Ngulim karafilat tek mandarina, kështu nuk do na shpërndahen në pije. I hedhim në një enë që do vlojmë pije. Unë përdora çajnikun elektrik që stakohet vetë.
- Shtojmë erëzat, lëngjet dhe e vëmë të ngrohet deri sa të marrë valë, më pas e heqim.
- E servirim të ngrohtë dhe e shijojmë me njerëzit e dashur.
- Gëzuar!
Leave a Reply