Ky ishte një Kek me tul molle që përgatita një pasdite pasi kisha shtrydhur mollët për lëng. Sipas shpejtësisë së ngrënies, kuptova që kish dalë shumë i mirë.
Nuk e di ju, por mua më vjen shumë keq të hedh tulin e frutave pasi i kam shtrydhur në shtrydhësen e frutave. Ndonjëherë kam vetëm mollë, ndonjëherë mollë, karotë, panxhar etj, po edhe pse u marrim lëngun, më duket sikur i shpërdoroj.
Kam provuar disa herë të ripërdor tulin e frutave pas shtrydhjes, si ky keku këtu nese doni variacion.
Kalojmë te receta e sotme më mirë. Kam bërë dhe më parë Kek me tul molle, por shpesh ma ka lënë kekun si të qullët. Kësaj rradhe, meqë tuli i mollës doli nga shtrydhja totalisht i tharë e bashkova me dy lugë gjelle sheqer një natë më parë.
Nëse nuk keni shtrydhëse, grini 2 mollë në rende dhe shtrydheni fort që ti nxirrni lëngun dhe bëni hapin më lart.
Tani në vijim po ju lë recetën për këtë kek, por në blog keni pafundësisht receta keku.
Kek me tul molle
Përbërësit
- 🔹tuli i thatë i dy mollëve + 2 lugë sheqer
- 🔹 1 lugë kanellë
- 🔹 2 lugë gjelle miell orizi
- 🔹 220gr miell
- 🔹 1 pako fryrës keku me vanilje (1 paketë)
- 🔹 1 gotë kefir (ose kos të ujshëm)
- 🔹4 vezë të vogla
- 🔹 3 lugë gjelle sheqer
- 🔹 1 filxhan kafeje vaj
- 🔹 Pak kripë
Instructions
- Ndezim furrën në 180° C.
- Rrahim vezët me sheqerin deri sa bëhen shkumë.
- Shtojmë kefirin dhe vajin dhe i trazojmë mirë.
- Pastaj hedhim mollën tek të thatat (miellin, fryrësin e të tjerat) dhe e bashkojmë me të lëngëtat.
- E kalojmë masën tashmë homogjene në.një tavë keku dhe e pjekim për gati 1 orë. Mos harroni të lyeni tavën me spray antingjitje ose me pak vaj e miell se përndryshe nuk do e nxirrni dot kekun.
Leave a Reply